Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli ka thënë se sulmi që ndodhi ndaj Policisë së Kosovës në veri ishte i përgatitur mirë.
Vrajolli në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, u shpreh se indikacionet për këtë sulm ishin dhënë kohë më parë nga pala serbe.
“Indikacionet kanë qenë të pranishme, pala serbe në vazhdimësi ka ndërmarrë hapa që kanë shtyrë në drejtim të një situate të tillë duke filluar nga largimi i policëve serb nga Policia e Kosovës. Këto ndoshta janë edhe indikacionet e para që Serbia është mundu që ta frikësoj Kosovën të lëshoj pe në kushtet e saj me kërcënimin që epilogu mund të jetë ky që ndodhi tani”, tha Vrajolli, duke shtuar se indikacion tjetër ishin edhe trazirat që ndodhën në muajin maj.
“Tash kemi edhe këtë situatën që në njëfarë forme është përmendur edhe gjatë verës që mbase në shtator komuniteti serb mund të reagojë dhe ideja ka qenë me kriju një lloj përshkallëzimi që me u përdor si mjet gjatë dialogut. Ajo që u vrejt në këtë situatë ishte sulmi ishte i përgatitur mirë në aspektin e logjistikës duke filluar nga sasia e madhe e armatimit që u kap nga Policia e Kosovës dhe mjetet motorike që disa prej tyre ishin të blinduara dhe disa të karakterit policoro-ushtarak”, u shpreh Vrajolli për Telegrafin.
Duke folur për qëllimin dhe skenarët e mundshëm të këtij sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë u shpreh se qëllimi ka qenë që të shkaktojnë trazira në pjesën veriore.
“Qëllimi ka qenë që të shkaktojnë trazira në këtë pjesë ku edhe ashtu ka qenë e tensionuar kryesisht për shkak të veprimeve të vazhdueshme që janë iniciuar nga akter që janë drejtpërdrejtë të lidhur me Beogradin zyrtar, por edhe nga vetë Beogradi zyrtar”, u shpreh Vrajolli.
Sa i përket përfshirjes së nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq në këtë sulm, Vrajolli tha se është “indikacion i drejtpërdrejt që ka involvim të shtetit serb në këtë sulmin e fundit”
“Ajo që mbetet të dihet është se në çfarë niveli ka pasur involvim nga ana e shtetit serb. Mbetet të shihet edhe nëse Vuçiq ka qenë vet ai që ka qenë mbrapa këtij sulmi. Nuk ka asnjë dyshim që Serbia ka qenë mbështetëse e këtij aksioni”, tha ai.
Vrajolli shtoi se Kosova duhet të kërkoj me vendosmëri që komuniteti ndërkombëtar të bëjë trysni ndaj Serbisë që të bashkëpunoj në lidhje me zbardhjen e këtij rasti përfshirë edhe ekstradimin e personave të përfshirë.
Vrajolli shtoi se për Serbinë është dëshmu që nuk është në interes jeta apo mirëqenia e serbëve, por që ata të sigurohen që komuniteti serb nuk integrohet në institucionet e Kosovës.
“Viteve të fundit në politikën serbe ka ngadhënjyer karta nacionaliste. Çfarëdo kritike ndaj këtij grupi mund të nënkuptoj që është në kundërshtim me bazën elektorale që lidershipi në Serbi e ka krijuar. Ata momentalisht janë në një grackë të cilën vetë e kanë krijuar”, tha Vrajolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime