LAJMI I FUNDIT:

Votimi i Ligjit të ri për zgjedhjet, Hovenier: Harmonizon më tej Kosovën me standardet e BE-së

Votimi i Ligjit të ri për zgjedhjet, Hovenier: Harmonizon më tej Kosovën me standardet e BE-së

Deputetët e pozitës dhe opozitës u bënë bashkë për t’i dhënë dritën e gjelbër reformës zgjedhore, ku miratuan edhe 19 amendamente shtesë për këtë projektligj.

Kjo është mirëpritur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në në shkrim në Twitter, tha se ky është një shembull kur pozita dhe opozita bëhen bashkë për rezultate konkrete.


“Përshëndes miratimin e legjislacionit të reformës zgjedhore nga Kuvendi i Kosovës. Një shembull i rezultateve të mira që rezultojnë kur partitë punojnë së bashku dhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Këto reforma e harmonizojnë më tej Kosovën me standardet e BE-së dhe forcojnë normat demokratike”, shkroi Hovenier.

Kryeministri Kurti, ka shprehur falenderim për përfundimin me sukses të kësaj reforme zgjedhore.

Kuvendi miratoi Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme
Lexo po ashtu Kuvendi miratoi Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme

Ai ka thënë se disa nga çështjet që rregullohen me këtë Projektligj janë: regjistrimi i votuesve jashtë vendit, e drejta e votës, numërimi i votave, mbështetja financiare shtesë për partitë që krijojnë më shumë hapësirë për deputete gra.

Edhe Zyra e BE-së në Kosovë ka përshëndetur miratimin e Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“BE-ja në Kosovë është e lumtur të shohë se shumica e këtyre rekomandimeve tanimë janë përfshirë në Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme”, thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori