LAJMI I FUNDIT:

Voska dhe Shkupi me më shumë transferime, mësoni të gjitha lëvizjet e afatit kalimtar te klubet shqiptare në Maqedoni

Voska dhe Shkupi me më shumë transferime, mësoni të gjitha lëvizjet e afatit kalimtar te klubet shqiptare në Maqedoni

Afati kalimtar i janarit në Superligën e Maqedonisë së Veriut ka rezultuar më aktiv për Voska Sportin dhe FC Shkupin në krahasim me tre klubet tjera shqiptare si Shkëndija, Struga Trim Lum dhe Gostivari që kishin më pak lëvizje në këtë drejtim.

Skuadra nga Ohri kryeson bindshëm listën e merkatos në Maqedoni, pasi Voska Sport në këtë afat kalimtar arriti të sjell në radhët e veta plot 10 futbollist të rinj. Me skaudrën shqiptare firmosën lojtarët si Petar Bojo, Andre Menselao, Antonio Ilieski, Kostadin Zahov, Ardit Iljazi, Abdylhadi Jahja, Fatjon Jusufi, Hristijan Jankuloski, Milos Açimoviç dhe Donart braimi, përderisa vlejmë të theksojmë se njëkohësisht po nga kjo skuadër u larguan tetë futbollist.


Pas Voskës me më shumë transferime në afatin kalimtar të dimrit vjen FC Shkupi me tetë futbollist të rinj. Ekipi nga Çairi arriti të bëj përvete Xhemal Ibishin, Besar Guxhufi, Emmanuel Avornyo, Damasceno De Oliveira, Simun Edmundsson, Longe Gronner, Abdul Rwatubyaye dhe Darko Dodevin.

Skuadra e Gostivarit në pauzën e kampionatit, fillimisht emëroi për trajner Ismail Katalanin, ndërsa solli edhe futbollistët si Nijaz Jusufin, Ivan Ivanovski, Berat Kalkanin, Thomas Meibnerin dhe Erten Ersun.

Kampionët në fuqi dhe liderët aktual, Struga Trim Lum kanë ruajtur ekipin që kishin, duke bërë vetëm dy ndërhyrje në këtë afat kalimtar, me Shaban Zenkun dhe Nikola Vlajkovic.

Shkëndija e Tetovës ka qenë aktive me një tempo mesatare nëse mund ta quajmë ashtu, duke ndërruar fillimisht trajnerin, ku në vend të Ardian Nuhiut, erdhi Jeton Beqiri, ndërsa me fanellën kuqezi u vëshën futbollistët si Fiton Ademi, Vane Krstevski, Ronaldo Webster, Stefan Kocev si dhe Reshat Ramadanin në formë huazimi nga Dinamo Kievi.

Kujtojmë se Superliga e Maqedonisë së Veriut nis këtë fundjavë me xhiron e 19-të në program./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Sport vendor
Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Premier League
Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Përfaqësuesja e Kosovës
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Kalo në kategori