Vonohen pagesat e pushimeve mjekësore në RMV, nga Fondi Shëndetësor nuk japin sqarime

Në llogaritë bankare të shumë qytetarëve ende nuk kanë arritur pagesat për pushimet mjekësore dhe të pushimit të lindjes, edhe pse Fondi Shëndetësor të hënën tha se procedura e pagesës pritet të përfundojë së shpejti. Nga Fondi Shëndetësor nuk japin sqarime se sa qytetarë kanë mbetur pa paratë që iu takojnë dhe kur pritet të përfundojnë të gjitha pagesat.
“ Për pushimet e të gjitha kategorive, përfshirë këtu dhe pushimet e lindjeve, gjatë ditëve të kaluara, gjegjësisht nga data 20.02.2023 deri më sot janë paguar 270 milion denarë dhe 3,2 milion denarë për refundime. Të gjithë pagesat e mbetur siç njoftuam të hënën, po punohen në mënyrë intensive, siç procesohen ashtu dhe paguhen në vazhdimësi”, njoftojnë nga Fondi Shëndetësor.
Pas zhbllokimit të sistemit të Fondit, kryeministri Kovaçevski propozoi shpërblim për njërin nga inxhinierët, i cili ka dhënë kontribut më të madh në zgjidhjen e problemit me sulmin e hakerëve.
“Dua të falënderoj inxhinierët. Inxhinierin kryesor tani e kemi në pushim mjekësor si pasojë e mbingarkesës sepse punoi 24 orë dy javë resht. Do të propozoj që të shpërblehet me shpërblimin shtetëror në emër të të gjithë inxhinierëve kompjuterin të cilët për momentin punojnë në pengimin e sulmeve kibernetike”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.
Sulmi kibernetik ndaj Fondit Shëndetësor i cili paralizoi thuajse tërësisht funksionimin e këtij institucioni, ndodhi më 7 shkurt, pak kohë përpara se të vendosej në funksion mbrojtja e re nga sulmet e hakerëve. Autoritetet paralajmëruan se po ndërmarrin hapa shtesë për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve. Kryeministri Kovacevski njoftoi se në Maqedoni do të vijnë përfaqësues të NATO-s për të ndihmuar për përballje me sulmet kibernetike. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania