LAJMI I FUNDIT:

Vonesa e krijimit të institucioneve mund të shkaktojë largimin e njerëzve nga Kosova

Vonesa e krijimit të institucioneve mund të shkaktojë largimin e njerëzve nga Kosova

Viti 2019 po mbyllet pa arritjen e krijimit të rrethanave të qëndrueshme ekonomike ku periudha e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe tani situate aktuale politike në vend pa formim të institucioneve, kanë ndikuar negativisht në të bërit biznes. Kështu vlerësojnë krerët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Amerikane e Kosovës, sipas të cilëve vonesa e krijimit të institucioneve mund të sjellë edhe migrim e njerëzve nga Kosova.

Drejtuesit e odave ekonomike në Kosovë kanë bërë thirrje për krijim sa më të shpejtë të institucioneve, që siç janë shprehur ata, në fillim të vitit të ardhshëm të jetë një qeveri funksionale me të cilën mund të bisedojnë për ekonominë.

Drejtori i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi, në një konferencë për media, tha se periudha e mos-krijimit të institucioneve, është një arsye shtesë që ka ndikuar negativisht në konfidencën e të bërit biznes, nisur nga kompanitë vendore, e pastaj është përçuar edhe sinjal negative në investitorët e huaj.


“Vonesa e krijimit të institucioneve është me dëme të pariparueshme për ekonominë dhe mund të krijojë nga kjo që kemi rritje ekonomikë mund të kalojë në diçka që është jo vetëm regres, por edhe problematike pastaj edhe në kuptim të mbajtjes së njerëzve këtu, mund të rezultojë në migrim dhe pasoja në komplet strukturën e vendit. Andaj ne duam të besojmë që politikanët do të jenë të arsyeshëm dhe në fillim të vitit të kemi një qeveri funksionale me të cilën mund të bisedojmë për atë që është me rendësi për ne, ekonomia dhe sektori privat si bartës i zhvillimit ekonomik të vendit”, tha ai.

Sipas tij, ajo që po ashtu ka ndikuar është edhe periudha paraprake e ngarkuar me temën e dialogut e me tema të tjera që sipas tij kanë më shumë një ngjyrim të politikave ditore e të garës së ngushtë mes partive politike.

Këto tha Rukiqi, e kanë penguar edhe reformën në politika fiskale e në politika ekonomike dhe ka rezultuar me ngecje të shumë investimeve.

“Po e mbyllim vitin 2019 dhe nuk kemi arritur të krijojmë rrethana të qëndrueshme ekonomike, jo 4%, jo 4.5 por te shkojmë edhe tutje në 7 e 8 me investimet private të kompanive tona dhe kompanive tjera që mund të jenë investitorë seriozë nga vendet e tjera, sidomos në sektorët që kanë potencial të caktuar”, tha ai.

E Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane tha se gjatë vitit 2019 nuk ka pasur të arritur të madhe në tërheqjen e investimeve të huaja.

“Është për keqardhje që ky fundvit kur nxjerrën bilancet ofshin ato pozitive, ose të tjera, nuk është një mundësi e mirë për të folur, për të dhënë e prezantuar këtu rezultatet pozitive për atë që është promovuar si vit i zhvillimit ekonomik nga ana e Qeverisë së Kosovës…. Ajo që po ashtu është për keqardhje është që edhe në aspektin e tërheqjes së investimeve të huaja direkte nuk është se kemi pasur ndonjë të arritur shume të madhe në vitin 2019, ndoshta kanë dy tre raste krejt kjo më e fundit kontrata e cila është nënshkruar së fundmi për financimin e ndërtimit të impiantit të ri për gjenerimin e energjisë elektrike nga burimet alternative”, tha ai.

Në këtë konferencë, si pengesë u theksua edhe mungesa e sigurisë juridike, dhe paparashikueshmëria, ku sipas Rukiqit, askush nuk është i gatshëm të hyjë në një ambient të paparashikueshëm ku një qeveri ose parlament mund të sjellë vendime të pa menduara që mund të kenë pastaj pasoja në tërë ekonominë e vendit.

Ndërsa për ligjin e pagave, ai tha se është i duhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë theksoi se në vitin 2020, ky ligj do të duhej të merrte parasysh kontekstin ekonomik nëpër të cilin janë duke kaluar./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori