LAJMI I FUNDIT:

Vonë për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Vonë për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Është bërë më shumë se 1 vit qëkur në Kuvendin e Kosovës është ratifikuar Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, megjithatë edhe sot e kësaj dite ende nuk është bërë korrigjimi i kufirit me shtetin fqinj ashtu siç pati premtuar kryeministri Ramush Haradinaj.

Përfaqësues të ekzekutivit kanë thënë se komisionet janë duku u përgatitur për të dalë në terren dhe për t’u angazhuar në këtë çështje.

Ndërsa kryetari i Komisionit për Shënimin e Kufirit, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po presin që t’u hapen rrugët për korrigjim. Derisa nuk ka dashur të japë më shumë informacione në këtë drejtim, ai ka thënë se për çështjen e rishikimit të kufijve duhet të flasë vetë Qeveria, pasi kjo gjë nuk është punë e Komisionit.


Në anën tjetër vetë kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme ka takuar ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, me të cilin ka folur për hapat të cilët duhet të ndërmerren për finalizimin e rishikimit të kufijve me Malin e Zi, shkruan gazeta Zëri.

“Rishikimi i Demarkacionit në drejtim të Kullës dhe të Çakorrit është proces i cili ka marrë tashmë dakordimin e dy qeverive, të Kosovës dhe të Malit të Zi. Krahas punës së komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve sot prita në takim ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, Mujë Rugova, me të cilin biseduam për ecurinë e këtij procesi dhe për hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë për finalizimin e tij, respektivisht për korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe të Çakorrit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin e tij social “Facebook”.

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se komisionet ndërshtetërore janë duke u përgatitur që të merren me përmirësimin e vijave kufitare.

Sipas tij, të dyja shtetet janë pajtuar rreth përmirësimeve të vijave kufitare.

“Komisionet ndërshtetërore janë duke u përgatitur që të dalin në terren dhe të angazhohen, në mënyrë që të përmirësohen gabimet të cilat kanë mundur të bëhen, prandaj këto ditë presim që komisioni ta kryejë punën e vet. Është punë e komisioneve profesionale dhe ata e dinë se sa mund të zgjasë ky proces, por me rëndësi është që ka pajtim mes dy qeverive që të dakordohen rreth përmirësimit të vijave kufitare”, ka thënë ai.

Isufi ka thënë se pasi të finalizohet përmirësimi i kufijve pret reagime pozitive nga qytetarët.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, është shprehur se finalizimi i Marrëveshjes së Demarkacionit është i vonuar, megjithatë, e ka vlerësuar si pozitive për krijimin e një ekipi të përbashkët për saktësimin e kufirit.

“Qeveria e ka bërë punën e saj, mirëpo kjo gjë nuk është varur nga Qeveria jonë, është varur edhe nga shteti malazez. Është dashur të ketë një dakordancë për të krijuar një ekip të përbashkët dhe për ta parë saktësisht çështjen e kufirit. Pa diskutim se është një vonesë e pajustikueshme, mirëpo është mirë që më në fund është arritur një marrëveshje se duhet të krijohet një ekip i përbashkët në mënyrë që ta saktësojnë kufirin dhe të evitohet çdo gjë e të mos mbetet asnjë çështje e hapur në raportet mes nesh dhe Republikës së Malit të Zi’, ka thënë ai.

Reçica ka thënë për gazetën se nëse bëhet ndonjë lëvizje sa u përket kufijve, atëherë kjo çështje duhet të diskutohet edhe me deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori