Mes shkatërrimit që lanë pas vetes zjarret shkatërrimtare pranë Los Anxhelosit, një imazh solli një rreze shprese.

Një Volkswagen Type 2 Microbus i vitit 1977, ngjyrë bardh e blu, që qëndronte në këmbë mes rrënojave, pothuajse i paprekur, përcjell Telegrafi.


Furgoni pësoi dëmtime nga flakët në njërën anë, por mbijetoi në mënyrë të mrekullueshme.

Tani, Volkswagen of America ka marrë përsipër ta restaurojë plotësisht furgonin në qendrën e saj në Oxnard.

Kompania gjithashtu ka dhuruar fonde për Fondacionin e Zjarrfikësve të Kalifornisë.

Njoftimi për restaurimin u bë më 2 qershor — në Ditën Ndërkombëtare të Furgonit Volkswagen. /Telegrafi/