LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen sjell furgonin e famshëm në versionin elektrik (Foto)

Volkswagen sjell furgonin e famshëm në versionin elektrik (Foto)

Kohëve të fundit e gjithë vëmendja ka qenë tek skandali që ka bërë Volkswage. Por, me njoftimin e ri që ka bërë prodhuesi gjerman, ka bërë që të hiqet vëmendja nga ky skandal që i ka shkaktuar shumë telashe.

Në vitin 2013, ky model i furgonit u ndalua së prodhuari, shkaku i problemeve të ndryshme me ligjet e sigurisë së automjetit, sistemit të frenimit ABS dhe mungesës së air bage-ve.

VW Beetle 02


Gjenerata e re e furgonit (VW Beetle i njohur për emra të ndryshme në mbarë botën, si Microbus, Transporter, Camper dhe Kombi), pritet të fillojë të prodhohet më 2017, në qytetin Puebla të Meksikës, transmeton Telegrafi.

Ky model që do të mbushet me rrymë, do të mund të vozitet deri në 500 kilometra me vetëm një mbushje.

Sidoqoftë, mbushja me benzinë apo naftë do të jenë opsionale.

VW Beetle 03

Sistemi i ajrosjes që ishte në versionin e vjetër, do të zëvendësohet me atë hibrid-shtytës, që bën një pastrim tepër të mirë të ajrit.

Sistemi i mbrojtjes në rast përplasjes apo rrotullimit do të jetë shumë i avancuar, duke mos i lënë shumë mundësi lëndimeve.

Pjesa e jashtme e furgonit nuk do të ndryshojë, por nuk bëhen të ditura detajet. /Telegrafi/