LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Golf R është parë pa asnjë shtresë kamuflazhi, disa muaj para se që pritej të shfaqej

Volkswagen Golf R është parë pa asnjë shtresë kamuflazhi, disa muaj para se që pritej të shfaqej

Asnjë shtresë kamuflazhi nuk ka pasur ky model i ri, derisa po testohej në rrugë me borë

Brenda disa javësh, kur do të fillojë Geneva Motor Show, do të kemi mundësi ta shohim edhe Volkswagen Golf GTI të ri, transmeton Telegrafi.


Gjenerata e tetë e kësaj makine, është pritur për një kohë të gjatë, ndërsa deri më tani është parë disa herë derisa testohej në rrugë.

Derisa nuk pritet të shfaqet deri në verë, reporterët që merren me makinat e reja e kanë parë Golf R duke u testuar në borë, pa asnjë shtresë kamuflazhi.

Krahasuar me versionin e vjetër, i riu ka dukje shumë më agresive, me drita te reja LED shumë më të gjata, si dhe platformë më të ulët. Ndryshimet tjera, janë shumë të vogla dhe kanë të bëjnë më shumë me përfundimet që kanë pësuar disa prej linjave.

Sipas specifikave të rrjedhura, thuhet se Volkswagen Golf R do ta ketë motorin me 2.0 litra, që prodhon 328 kuaj fuqi, ndërsa nuk duhet shpejtësia që do të arrijë. /Telegrafi/