Vokabulari i pasur nuk është çelës për zhvillim të të folurit te fëmijët: Shkenca ka njohuri të reja!

Në studimin e ri i cili merret me zhvillimin e të folurit te fëmijët e vegjël, hulumtuesit kanë zbuluar që me fëmijët duhet biseduar në mënyrë që ata të kenë mundësi zhvillimi më të mirë
Nuk është me rëndësi t’u tregoni, me rëndësi është mënyra në të cilën e bëni atë, transmeton Telegrafi.
Në vend që vetëm të thoni fjalë, prej më të thjeshtave deri te ato më të ndërlikuarat, apo u tregoni fotografi të cilat shënojnë fjalët e mësuara, ekspertët theksojnë që nga vetë fillimi është me rëndësi që fëmijët të jenë të përfshirë në dialog, sepse interaksioni është i rëndësishëm.
Hulumtimi i cili ka përfshirë fëmijët e moshës prej 4 deri në 6 vjeç, ka çuar deri në përfundim që biseda e dyanshme ndryshon trurin e fëmijës.
Dialogu mund të nxisë zhvillimin e trurit të fëmijës dhe shkathtësive gjuhësore. Pikërisht bashkëbisedimi në mënyrë më të rëndësishme ka ndikuar në zhvillimin e tij.
“Pra, nuk është me rëndësi që fëmijës t’i tregoni dhe t’ia pasuroni vokabularin, është me rëndësi që me të vërtet të bisedoni dhe ta mësoni se si t’i kuptojë dhe t’i kthejë informacionet”, ka thënë Rachel Romeo, autore kryesore e hulumtimit të përmendur.
“Hulumtimi na ka treguar që numri i fjalëve të njohura fare nuk është aq i rëndësishëm për zhvillimin e funksionit të trurit. Është me rëndësi interaksioni dhe sasia e bisedimit”, ka theksuar ajo.
Hulumtimi është marrë edhe me temën e prindërimit modern. Në disa vite të fundit është bërë i shpeshtë përdorimi i telefonit dhe i tabletëve te fëmijët.
Prindërit të cilët në këtë mënyrë argëtojnë fëmijët e tyre heqin dorë nga kalimi i kohës me fëmijët dhe me ta të bisedojnë haptas dhe t’i nxisin të bisedojnë. Në vend të kësaj, mbështeten në teknologjinë e mjeteve moderne.
E gjitha kjo çon deri aty që truri i disa fëmijëve më ngadalë dhe më vështirë të zhvillohet seç do të ishte dashur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri