Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë rreth minutës së 20-të.

Tifozët vendas kanë shfaqur banderola koti si 'Kosova është Serbi' dhe kanë bërë thirrje në kor një gjë të tillë.


Kjo ka bërë që gjyqtari kryesorë të ndërpresë duelin dhe t'i dërgojë futbollistët në zhveshtore.

377504037 793181296148701 8073733275717027422 n

Futbollistët dardanë nuk kanë pranuar të luajnë përderisa ka banderola të tilla dhe i kanë bërë të qartë këtë gjë gjyqtarit kryesor.

Edhe duke shkuar futbollistët në zhveshtore thirrjet e tifozëve rumun nuk u ndaluan për asnjë moment.

Në atë moment Mërgim Vojvoda iu përgjigj atyre duke bërë shqiponjën me duar. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app