LAJMI I FUNDIT:

Vodhi trupa prej varreve dhe i barti me tren, për t’i vënë në ‘varrezën e tij private’ (Foto)

Vodhi trupa prej varreve dhe i barti me tren, për t’i vënë në ‘varrezën e tij private’ (Foto)

Autoritetet e sigurisë në Poloni po merren me një çështje shumë të rrallë dhe ende nuk kanë vënë dënim për një burrë që është gjetur se ka nxjerrë trupa prej varreve.

Pasi t’i ketë nxjerrë dhe futur në qese plastike, i ka transportuar me tren për t’i dërguar pranë shtëpisë së tij që ndodhet në Gdansk, për t’i vënë në atë që po thuhet të jetë ‘varreza e tij private’.

Trupat e gjetura pranë shtëpisë së tij

Dariusz R prej nëntorit të vitit të kaluar, i ka zhvarrosur dhe varrosur sërish tetë trupa, për motive ende të panjohura.


Pasi u zbulua aktiviteti kriminal i 54-vjeçarit, ai u arrestua dhe u vendos në mbajtje, ndërsa mbi të rëndon dënimi prej tetë vitesh burg.

Raportohet se ai ishte kontrolluar edhe më parë te psikiatri, megjithëse vazhdonte të punonte dhe ishte njeri shumë i respektuar për rrethin.

Procesi i zhvarrimit

“Ekspertët pretendojnë se është i çmendur, sepse nuk ka motiv e as shpjegim për veprimet që i bën. Për të duhet tretman tjetër, izolim të veçantë dhe jo të lejohet të qëndrojë me njerëz normal”, thuhet në raportin e gjykatësit.

Deri në fund të tetorit, ai do të mbahet prapa grilave, ndërsa më pas pritet të dërgohet në ndonjë qendër trajtimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori