Donald Trump dhe aleatët e tij po ndërmarrin hapa gjithnjë e më të dëshpëruar për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, përfshirë thirrjen e legjislatorëve të shtetit të Miçiganit në Shtëpinë e Bardhë si pjesë e një përpjekjeje me pak gjasa për sukses për të përmbysur fitoren e Joe Bidenit.
Ndër taktikat e përdorura së fundmi: thirrjet telefonike personale të presidentit me zyrtarët lokalë të zgjedhjeve që po përpiqen të anulojnë certifikimin e zgjedhjeve në Miçigan, përpjekjet e një sfide ligjore që Pensilvania të mos respektojë votën popullore dhe presioni ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve në Arizona për të vonuar certifikimin e votave.
Ekspertët e ligjit zgjedhor i shohin këto si përpjekjet e fundit të dëshpëruara, nga ekipi i fushatës së presidentit Trump dhe thonë se është e sigurt që zoti Biden do të hyjë në Zyrën Ovale në janar.
Por ekziston një shqetësim i madh se përpjekja e zotit Trump po i bën dëm të konsiderueshëm besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve amerikane.
Senatori i shtetit Jutah, Mitt Romney, një nga kritikët më të zëshëm të presidentit Trump nga radhët e partisë republikane, akuzoi zotin Trump për përdorimin e “presionit të hapur ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë për të rrëzuar vullnetin e popullit dhe për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve”.
Senatori Romney shtoi se “është e vështirë të imagjinohet një veprim më i dëmshëm, më jodemokratik nga një president amerikan në detyrë.”
Vetë agjencia e sigurisë së zgjedhjeve e administratës së presidentit Trump deklaroi se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin më të sigurtat në histori. Disa ditë pasi u lëshua kjo deklaratë, presidenti Trump shkarkoi drejtuesit e agjencisë.
Lëvizjet gjithnjë e më të dëshpëruara dhe kaotike nuk kanë asnjë shans të arsyeshëm për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat zoti Biden ka marrë më shumë vota se çdo kandidat tjetër presidencial në histori dhe ka siguruar 270 votat e Kolegjit Zgjedhor të nevojshme për të fituar.
Por pretendimet e vazhdueshme e të pabaza të presidentit republikan, puna e tij për të lëkundur zyrtarët lokalë që çertifikojnë rezultatet dhe refuzimi i aleatëve të tij për të pranuar se ai humbi zgjedhjet ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ për një kohë të gjatë në vend. Bastionet e mbështetësve të tij nuk besojnë se ai humbi.
“Është një përpjekje për të bërë që gjysma e vendit të besojnë se ka vetëm dy mundësi, ose fitore ose zgjedhjet janë vjedhur,” thotë Justin Levitt, një studiues i së drejtës kushtetuese dhe profesor në universitetin e Drejtësisë Loyola. “Dhe kjo nuk është një demokraci”.
Dy anëtarët republikanë të Bordit të Zgjedhjeve të Qarkut Wayne në shtetin e Miçiganit njoftuan të mërkurën në mbrëmje se nuk kanë besim se zgjedhjet ishin të drejta dhe të paanshme. “Ka pasur një mungesë të dukshme transparence gjatë gjithë procesit,” thanë ata. Por zyrtarët e zgjedhjeve thane se nuk ka pasur prova të manipulimit ose mashtrimit të votave në Miçigan.
Aleatët e presidentit Trump i kanë mëshuar faktit se presidenti Trump udhëhiqte në fillim në Miçigan dhe disa shtete të tjera natën e zgjedhjeve dhe ky rezultat ndryshoi pasi erdhën votat më vonë, duke e përdorur këtë si provë të dyshimtë.
Por një fluks masiv i fletëvotimeve me postë si pasojë e pandemisë së koronavirusit ishin kryesisht për zotin Biden, i cili inkurajoi mbështetësit e tij të votonin me postë dhe ato vota ishin të fundit që u numëruan. Kështu që u duk se presidenti Trump kishte një avantazh kur në të vërtetë nuk e kishte.
Në fakt, zoti Biden shënoi një fitore të thellë në Wayne, një bastion i demokratëve, duke siguruar dyfishin e votave që mori Presidenti Trump. Sipas rezultateve ende jozyrtare, zoti Biden ka fituar në Miçigan me një diferencë prej 154 mijë votash.
Në fillim të kësaj jave, dy anëtarët republikanë të qarkut bllokuan çertifikimin e votave atje. Ata më vonë u tërhoqën dhe rezultatet u çertifikuan. Por një person në dijeni të kësaj çështjeje tha se presidenti Trump i telefonoi Monica Palmer-it dhe William Hartmann-it, të martën në mbrëmje pas rishikimit të votimit për të shprehur mirënjohje për mbështetjen e tyre. Më pas, të mërkurën, Palmer dhe Hartmann firmosën një dëshmi ligjore ku thonë se besojnë se vota e qarkut “nuk duhet të çertifikohej”.
Sipas sekretarit të shtetit të Miçiganit, ata nuk mund të tërheqin votat e tyre,. Bordi i zgjedhjeve me katër anëtarëve pritet të takohet të hënën dhe është gjithashtu i ndarë me dy demokratë dhe dy republikanë.
Më parë, avokati personal i zotit Trump, Rudy Giuliani dhe avokatë të tjerë mbajtën një konferencë shtypi duke pretenduar një komplot të gjerë zgjedhor të demokratëve që përfshinte shumë shtete dhe makina të dyshuara votimi.
Por zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë vendin kanë thënë vazhdimisht se nuk ka patur mashtrim të përhapur.
Shumë nga akuzat për mashtrim burojnë nga vëzhguesit e sondazheve të cilët depozituan dëshmi ligjore që janë përfshirë në procese gjyqësore në shtetet e fushës së betejës përmes të cilave synohet vonesa e çertifikimit të votave.
Në Pensilvani, ku ekipi i fushatës së presidentit Trump po sfidon rezultatet e zgjedhjeve në gjykatën federale, një ekip ligjor i udhëhequr nga Rudy Giuliani sugjeroi në një çështje ligjore të depozituar të mërkurën që gjyqtari të urdhërojë legjislaturën shtetërore të udhëhequr nga republikanët të zgjedhë elektorët në Kolegjin Zgjedhor, duke hedhur potencialisht 20 vota elektorale për zotin Trump. Një gjyqtar anuloi një seancë dëgjimore për çështjen. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
‘E ardhmja është në duart tona’: Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së voton pro sanksionimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025