Vlora e Durrësi përfshihen nga reshje të dendura shiu

Reshjet e dendura të shiut kanë përshirë qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:25.
Sasia e madhe e shiut ka bërë që disa rrugë dhe lagje të përmbyten.
Si zakonisht, më të prekura kanë qenë lagjja “Pavarësia 3”, zona e Skelës,Bulevardi Kryesor I.Qemali , rruga pranë Bibliotekës se qytetit, raporton tch.
Gjithashtu nën ujë janë edhe disa lagje të tjera, si “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”.
Ujërat e mbledhura në rrugë vijojnë të jenë të pranishme, ndërkohë që punonjësit e bashkisë janë në terren për hapjen e pusetave.
Edhe A2Cnn njofton se mëngjesi i sotëm e ka gjetur Durrësin ‘nën pushtetin e ujit’. Nga pamjet e A2 CNN shihet se uji arrin në disa centimetra në rrugë dhe trotuare.
Rruga që të çon drejt Stadiumit "Niko Dovana", aksi drejt Currilave, rreth-rrotullimi i Shkozetit dhe ai i Plepave, janë disa nga zonat që gjithmonë sa herë ka reshje, zgjohen nën ujë.



















































