LAJMI I FUNDIT:

Vladyslav Khomutov zgjidhet “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligën e Kosovës

Vladyslav Khomutov zgjidhet “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të Dukagjinit, Vladyslav Khomutov.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Vllaznim Visoka, Murat Zejnullahu dhe Bastri Jashari.

Komisioni vlerësoi se futbollisti ukrainas përveç golit të realizuar në barazimin 1:1 kundër Ballkanit, pati paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes.


Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e Dukagjinit, Vladyslav Khomutov e ndau Valjeta Krasniqi, organizatore e ngjarjeve në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim për herë të parë, Khomutov u shpreh tejet i lumtur dhe falënderues për bashkëlojtarët, teksa pati falënderime edhe për të gjithë njerëzit në Kosovë për mbështetjen që po i japin vendlindjes së tij.

“Jam shumë i lumtur për çmimin. Një falënderim i madh shkon për të gjithë bashkëlojtarët e mi sepse pa ta ky trofe do të ishte i pamundur. Falënderoj po ashtu të gjithë shtabin dhe të gjithë njerëzit e klubit”.

“Në ndeshjen e fundit kishte një numër të madh të tifozëve të cilët na përkrahen. Shfrytëzoj rastin që të falënderoj të gjithë njerëzit në Kosovë, të cilët përkrahin vendin tim Ukrainën, e cila po kalon në periudhë të vështirë si pasojë e agresionit të Rusisë”.

“E falënderoj edhe familjen time për mbështetjen që ma bëjnë nga Ukraina për çdo javë në çdo ndeshje. I kemi shumë të rëndësishme 5 ndeshjet e fundit dhe do të luftojmë deri në fund që ta jetësojmë ëndrrën e KF Dukagjinit dhe të qytetit të Klinës për Evropë. Besoj që ne do të jemi njëra nga 4 ekipet, të cilat do të garojnë në Evropë këtë edicion”, ka thënë Khomutov për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori