Mercenarët nga grupi famëkeq rus, Wagner po punojnë me paraushtarakët serbë në kontrabandimin e armëve dhe uniformave ushtarake në Kosovë, paralajmëroi presidentja Vjosa Osmani.
Operacionet sekrete po krijojnë bazë për të nisur një sulm të mundshëm hibrid nga Serbia për të aneksuar territore të Kosovës, pohoi presidentja e vendit në një intervistë për gazetën britanike, The Telegraph.
Përgatitjet e supozuara nga Serbia kanë paralele me aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur ushtarët rusë të veshur me “veshje ushtarake” pa ndonjë shenjë dalluese, përgatitën rrugën për shkëputjen e gadishullit nga Moska.
“Ata sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë formalisht pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saja pa u quajtur operacion ushtarak”, pohoi e para e shtetit të Kosovës, transmeton Telegrafi.
Objektivi i serbëve është të “përgatisin situata për një aneksim të mundshëm – jo përmes një operacioni tradicional ushtarak, por përmes një sulmi hibrid”.
Serbët në veri të Kosovës kundërshtuan heqjen e targave ilegale të veturave që i lëshon Serbia. Ata bllokuan rrugët duke ngritur barrikadat. Kriza u përkeqësua në muajin dhjetor pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kërcënoi se do të dërgonte ushtrinë serbe në veri të Kosovës, shkruan më tutje mediumi britanik.
Ndërkohë, presidentja e Kosovës pohoi se Beogradi po vazhdon të ngjallë tensione në rajon, në bashkëpunim me Wagnerin e Rusisë, i cili kohët e fundit ka filluar rekrutimin e serbëve për luftën në Ukrainë.
🔴 A secret operation involving mercenaries from Russia's Wagner Group working with Serbian paramilitaries is designed to lay the groundwork for a potential hybrid attack by Serbia to grab Kosovan territory, claims @VjosaOsmaniPRKS.
Read her interview with @Telegraph in full ⤵️
— The Telegraph (@Telegraph) February 11, 2023
“Nëse shikoni se çfarë bëri Putini në vitin 2014, është po e njëjta lojë. Fillimisht ai instrumentalizoi rusët që jetonin atje, më pas krijoi lloj-lloj operacionesh me flamur të rremë dhe në fund i dërgoi këto grupe paraushtarake. Ka prova të qarta se grupet paramilitare serbe e kanë planifikuar dhe organizuar këtë (me Wagner). Sa ishin në kufi apo brenda (territorit të Kosovës), kjo është një çështje që ende po hetohet”, pohoi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë