LAJMI I FUNDIT:

Vjenë: Ministri Ameti takon drejtorin e përgjithshëm të UNIDO

Vjenë: Ministri Ameti takon drejtorin e përgjithshëm të UNIDO

Në ambientet e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti, ka zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës për zhvillim industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO) Li Jong, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm të Ministrisë dhe UNIDO si dhe për aktivitetet e ardhshme të përbashkëta të këtyre dy institucioneve. Drejtori i përgjithshëm Jong gjatë bisedës i ka theksuar angazhimet vijuese të Kombeve të Bashkuara dhe UNIDO në pjesën e zhvillimit industrial dhe hapat e ardhshme të mëtejshme në realizimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Nga ana tjetër, ministri Ameti duke shprehur mbështetje të madhe, dëshirë dhe vullnet për angazhim të përbashkët në realizimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, ka theksuar gatishmërinë e Ministrisë të cilën e udhëheq ai, për përforcimin e bashkëpunimit.

Në takim është biseduar edhe për nevojën e identifikimit të prioriteteve kombëtare dhe rajonale për projektet e ardhshme të mbështetura nga programi GEF në pjesën e përmirësimit të zhvillimit industrial dhe ekonomik në vend, si dhe për projektet vijuese të Ministrisë dhe të UNIDO në vendin tonë, me ç’rast theks i veçantë është vënë në projektet më të rëndësishme./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori