LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i Rusisë, pas arrestimit në Francë të shefit ekzekutiv të Telegram, Pavel Durov

Vjen reagimi i Rusisë, pas arrestimit në Francë të shefit ekzekutiv të Telegram, Pavel Durov

Rusia ka kritikuar Francën për ndalimin e shefit ekzekutiv të Telegram, Pavel Durov, i cili u arrestua të shtunën në një aeroport të Parisit.

Ambasada ruse tha se kishte kërkuar “qasje në Durov”, por nuk mori asnjë përgjigje, duke thënë se “pala franceze po refuzon të bashkëpunojë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Autoritetet gjyqësore franceze vazhduan të dielën paraburgimin e themeluesit dhe shefit të Telegramit me origjinë ruse, Pavel Durov, pas arrestimit të tij në një aeroport të Parisit për shkelje të dyshuara në lidhje me aplikacionin popullor – por të diskutueshëm të mesazheve.


Arrestimi i tij në aeroportin Le Bourget jashtë Parisit të shtunën vonë është kthesa e fundit e jashtëzakonshme në karrierën e një prej ikonave më me ndikim të teknologjisë në botë.

Paraburgimi i Durovit, 39 vjeç, është zgjatur përtej natës të së dielës, sipas një burimi të afërt me hetimin.

Kjo periudhë fillestare e paraburgimit për marrjen në pyetje mund të zgjasë deri në maksimum 96 orë.

Kur përfundon kjo fazë e paraburgimit, gjyqtari mund të vendosë ta lirojë atë ose të ngrejë akuza dhe të caktojë paraburgim të mëtejshëm.

Rusia ka akuzuar Francën për “refuzimin e bashkëpunimit” dhe kolegu i tij, manjati i teknologjisë, Elon Musk, doli në mbrojtje të tij.

Durov ka një pasaportë franceze përveç tjerash.

Durov kishte mbërritur në Paris nga Baku i Azerbajxhanit dhe po planifikonte të darkonte në kryeqytetin francez, tha një burim i afërt me rastin.

Ai shoqërohej nga një truprojë dhe një asistent personal që e shoqërojnë gjithmonë, shtoi burimi, duke kërkuar të mos përmendet emri.

OFMIN e Francës, një zyrë e ngarkuar me parandalimin e dhunës ndaj të miturve, kishte lëshuar një urdhër arresti për Durov në një hetim paraprak për vepra të supozuara, duke përfshirë mashtrimin, trafikun e drogës, bullizmin kibernetik, krimin e organizuar dhe promovimin e terrorizmit, tha një burim tjetër.

Durov akuzohet se nuk ka ndërmarrë veprime për të frenuar përdorimin kriminal të platformës së tij.

Telegram tha në përgjigje se “Durov nuk ka asgjë për të fshehur dhe udhëton shpesh në Evropë”.

“Telegrami u përmbahet ligjeve të BE-së, përfshirë Aktin e Shërbimeve Dixhitale – moderimi i tij është brenda standardeve të industrisë”.

“Është absurde të pretendosh se një platformë ose pronari i saj janë përgjegjës për abuzimin e asaj platforme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Arrestimi i Pavel Durov të Telegram-it mund të komplikojë luftën e Rusisë në Ukrainë, thonë ekspertët

Arrestimi i Pavel Durov të Telegram-it mund të komplikojë luftën e Rusisë në Ukrainë, thonë ekspertët

Botë
Si po i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë

Si po i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë

Botë
Masakër në varrim në Long Island, djali i të ndjerës vret vëllezërit dhe motrat e më pas qëlloi veten – e gjithë ndodhi për një mosmarrëveshje pronësie

Masakër në varrim në Long Island, djali i të ndjerës vret vëllezërit dhe motrat e më pas qëlloi veten – e gjithë ndodhi për një mosmarrëveshje pronësie

Amerika
'Nuk ka asnjë vendim politik': Macron kritikon 'informacionet e rreme' për arrestimin e shefit ekzekutiv të Telegram-it

'Nuk ka asnjë vendim politik': Macron kritikon 'informacionet e rreme' për arrestimin e shefit ekzekutiv të Telegram-it

Evropa
Vjen reagimi i Rusisë, pas arrestimit në Francë të shefit ekzekutiv të Telegram, Pavel Durov

Vjen reagimi i Rusisë, pas arrestimit në Francë të shefit ekzekutiv të Telegram, Pavel Durov

Botë
Forcat ukrainase u përpoqën të thyejnë një tjetër kufi me Rusinë?

Forcat ukrainase u përpoqën të thyejnë një tjetër kufi me Rusinë?

Botë
Kalo në kategori