Një ofertë e madha ka ardhur nga Real Madridi në drejtim të Juventusit për yllin argjentinas Paulo Dybalan.

Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle "Don Balon", Florentino Perez, është gati të ofrojë 60 milionë dhe kartonin e spanjollit Isco.


Dybala nuk është në momentin e tij më të mirë te Juve, ku ndeshje e fundit me Parman i acaroi paska marrëdhëniet.

GettyImages 1124657203 Isco te Real Madridi . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Lojtari shkoi në zhveshtore pasi u kryen të tre zëvendësimet duke mos e pritur fundin e ndeshjes.

Një gjest pak i vlerësuar nga trajneri Max Allegri dhe menaxhmenti i lartë i Juves.

Nuk ka pasur gjobë nga Juventusi, por sulmuesi ka marr paralajmërim zyrtar pak para ndeshjes së madhe të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

GettyImages 1091569662 Paulo Dybala (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Real Madridi me Dybalan kërkon ta krijojë një dyshe të madhe me Neymarin i cili mbetet ëndrra e madhe.

Sipas Don Balon, Juventusi është i gatshëm ta shesë lojtarin për ta forcuar ekipin në sektorë të tjerë. /Telegrafi/

telegrafi sport app