Vjedhje e rëndë në Shtime, hajnat marrin dy armë me leje në një shtëpi

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Shtime, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur dy armë zjarri.
Sipas ankuesit, mashkull kosovar, të dyshuarit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit.
Pas depërtimit, ata kanë demoluar ambientet e brendshme dhe kanë marrë një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.
Sipas raportimit, pronari i armëve posedon leje valide për mbajtjen e tyre.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































