LAJMI I FUNDIT:

Vizitoret e tepruan me sjellje të pahijshme, kamerierët që iu përplasën tortën në fytyrë nuk do të ndëshkohen (Video)

Vizitoret e tepruan me sjellje të pahijshme, kamerierët që iu përplasën tortën në fytyrë nuk do të ndëshkohen (Video)

Kamerierët e një restoranti në Kiev të Ukrainës, ishin lodhur prej sjelljeve të pahijshme të dy vizitoreve dhe ua përplasën tortën për fytyrë, teksa gjithçka u filmua nga një i pranishëm.

Pamjet i shfaqin ata duke biseduar me klientet, derisa situata eskalon dhe ata shihen duke kryer sjelljen e pazakontë, transmeton Telegrafi.

“Pse do të na duhet neve t’i provojmë tortat e juaja”, ka thënë njëra prej tyre, ndërsa përdori edhe sharje dhe fjalë ofenduese ndaj punonjësit.


Mënyra se si iu kundërvunë kamerierët, ka bërë që ato të ankohen te menaxheri, por të largohen të turpëruara edhe prej tij.

“Sjellja e tyre ishte shumë e vrazhdë, ato e tepruan. Punonjësit duruan shumë dhe dikur nuk mundën më, ata nuk do të ndëshkohen”, ka thënë menaxheri. /Telegrafi/

https://youtu.be/fmKVWIQFobw