LAJMI I FUNDIT:

Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë nuk lidhet me zhvillimet në veri, vlerësojnë ekspertët e sigurisë

Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë nuk lidhet me zhvillimet në veri, vlerësojnë ekspertët e sigurisë

Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë po vlerësohet se nuk kishte të bënte asgjë me ngjarjet e fundit lokale, përfshirë polemikat për hapjen ose jo të urës mbi Ibër. Përkundrazi, kishte të bënte me zhvillimet në gjithë rajonin dhe rrezikun edhe shkaku i ndikimit të Rusisë pas luftës në Ukrainë.

Konfidencialiteti që bartin këto takime si ai që ndodhi sot në Kosovë e tregojnë detajet e pakta që dalin pas tyre.

Shefi i institucionit më të lartë të Inteligjencës amerikane pos Serbisë e Bosnjë-Hercegovinës zbarkoi për dy ditë edhe në Kosovë, por mesazhet që ua dha Osmanit, Kurtit e Ajetit mbeten prapa dyerve të mbyllura.


Me gjithë zhvillimet e fundit, sipas njohësve të sigurisë, vizita nuk lidhet direkt me to por më shumë për situatën në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Zakonisht shefi i shërbimeve inteligjente dërgohet në vende të caktuara nga politika amerikane për të dërguar mesazhe të cilat politika amerikane ia ka dhënë këtyre vendeve në mënyrë diplomatike mirëpo ata përmes tij tash i dërgojnë mesazhet në gjuhën tjetër, pak më ndryshe se gjuha diplomatike dhe më konkrete”, ka thënë për RTV Dukagjinin njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi.

Takimi i Kurtit me drejtorin e CIA-s, Qeveria e Kosovës: Dëshmi e marrëdhënieve të forta ndërmjet dy shteteve  
Lexo po ashtu Takimi i Kurtit me drejtorin e CIA-s, Qeveria e Kosovës: Dëshmi e marrëdhënieve të forta ndërmjet dy shteteve  

Qeveria takimin e paraqiti si moment të rëndësishëm historik i raporteve Kosovë-SHBA por ish-kryeministri, Avdullah Hoti beson të kundërtën.

Deputeti i LDK-së thotë se politikat e gabuara të Kurtit e Osmanit veçanërisht në veri, e kthyen Kosovën në çështje sigurie për aleatët.

“Sigurisht se këtë situatë e përdori Serbia me tendencë për të krijuar një vatër të re krize në Evropë, siç dëshmohet me sulmin terrorist të 25 shtatorit 2023. Rrjedhimisht, shefi i CIA-s detyrohet të zbarkojë në Prishtinë. Ai do të duhej të zbarkonte në Bosnjë dhe Serbi, por jo në Kosovë. Kosova do të duhej të kryente të gjitha koordinimet me SHBA-në siç ka vepruar gjithmonë, përmes Ambasadorit në Prishtinë, me Departamentin e Shtetit e me Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Hoti.

Megjithëse një ditë më parë kishte mendim tjetër, duke thënë se Burns nuk po e takon Kurtin shkaku i raporteve me SHBA, Ramush Haradinaj sot e ndërroi qëndrimin.

“Institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën. Takimet e drejtorit z. Burns me udhëheqësit e institucioneve, janë lajm i mirë për Kosovën. Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, i’a lëmë kohës ta dëshmojë, por askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën. Ajo është e përjetshme dhe jetike”, ka thënë Haradinaj.

Në Serbi, shefi i CIA-s nuk është e qartë se kënd e takoi e as çka diskutoi por në Sarajevë në fokus ishin diskutimet që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës, kryesisht pas kërcënimeve të presidentit prorus të Republika Sërpskas.

Ndër të tjera, Burns u takua edhe me anëtarët e Presidencës së Bosnjës, përfshirë Zhelka Cvijanoviqit, e sanksionuar nga SHBA-ja.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori