LAJMI I FUNDIT:

Vizita e Albright në Kosovë në vitin 1999 dhe fjalimi para masës: Millosheviq duhet të përgjigjet për krimet e tij

Vizita e Albright në Kosovë në vitin 1999 dhe fjalimi para masës: Millosheviq duhet të përgjigjet për krimet e tij
Vizita e Albright në Kosovë më 1999

Mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka vdekur sot në moshën 84-vjeçare.

Albright kishte vizituar disa herë Kosovën.

Ish- sekretarja e Shtetit e SHBA-së, kishte një vizitë në Kosovë pak muaj pas përfundimit të luftës (1999).


Gjatë kësaj vizite ajo u mirëprit me dashuri nga shqiptarët e Kosovës, derisa mori një pritje armiqësore gjatë një vizite në Graçanicë nga serbët lokal

Albright pas takimeve me zyrtarët ushtarakë të KFOR-it ishte drejtuar turmës së njerëzve që menzi që prisnin ta shihnin.

“Për sa kohë që ju zgjidhni, Kosova do të mbetet shtëpia juaj”, kishte deklaruar Albright para rreth 2 mijë të pranishmëve.

Duke brohoritur “U-S-A”, masa përshëndeti Albright, të cilën e quajtën me dashuri “Nona”.

Vdes mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright
Lexo po ashtu Vdes mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright

Entuziazmi u shtua edhe më shumë kur ajo deklaroi se Slobodan Millosheviç duhet të përgjigjet për krimet e kryera në Kosovë.

“Do të mbështesim Gjykatën e Hagës që të paditurit për spastrim etnik dhe vrasje duhet të mbahen ligjërisht përgjegjës dhe se Slobodan Millosheviç duhet të përgjigjet për krimet e tij”.

Albright pati një pritje armiqësore derisa vizitoi një manastir ortodoks serb në Graçanicë.

Përafërsisht 150 njerëz, kryesisht burra serbë, u mblodhën jashtë manastirit dhe brohoritën “Serbi, Serbi” dhe “Slobo, Slobo” ndërsa makina e saj largohej nga kompleksi.

Albright ishte një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Bill Clinton, ku së pari shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më e lartë e Amerikës në mandatin e dytë të Clintonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori