Viza Schengen, falsifikimi më i përhapur

Sipas statistikave të Policisë Kufitare, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në periudhën kohore janar/gusht 2010 janë hapur gjithsej 88 raste për falsifikim të dokumenteve dhe 42 raste për kundërvajtje - keqpërdorim i dokumenteve.
Sabrie Kamberi, zyrtare në Policinë e Kosovës, thotë për Koha se dokumentet që më së shumti falsifikohen janë kryesisht vizat Schengen.
“Dokumentet që më së shumti falsifikohen janë vizat Schengen, të vendosura nëpër pasaporta të ndryshme, si pasaporta të ish-Jugosllavisë, leje-qëndrimet e shteteve të ndryshme, sidomos të Zvicrës. Shteti ku më së shumti synohet të emigrohet me dokumente jo të rregullta është Zvicra, me gjithsej 55 raste”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































