LAJMI I FUNDIT:

Vitin e kaluar opinioni në Britani ishte shokuar kur u raportua për kamionin me trupa të pajetë, publikohen pamjet kur nga rimorkioja del avull

Vitin e kaluar opinioni në Britani ishte shokuar kur u raportua për kamionin me trupa të pajetë, publikohen pamjet kur nga rimorkioja del avull

Kamerat e sigurisë kishin kapur momentin kur nga rimorkioja e kamionit del avull, brenda të cilit janë gjetur dhjetëra vietnamezë të ngufatur për vdekje si rezultat i temperaturës mbi 38 gradë celsius.

Këto pamje janë publikuar gjatë seancës dëgjimore ku shihet shoferi Maurice Robinson, 26-vjeç, duke iu afruar derës së pasme të kamionit të cilën më pas e hapë, transmeton Telegrafi.

Në pamje të ngadalësuara mund të shihet një lloj avull i duke dal nga trupat e pajetë – dhe nga kjo skenë ai menjëherë tërhiqet pas.


Robinson ishte ndaluar në Gray të Essexit, Angli, rreth orës 1 pas mesnatës gjatë 23 tetorit të vitit të kaluar. E pa kaluar 23 minuta, ai i kishte telefonuar policisë u pushtuar nga paniku.

Prokurori Bill Emlyn Jones, tha se Robinson i kishte bërë dy telefonata paraprakisht personit Ronan Hughes i cili e kishte udhëzuar që të mos i lejoj që të mos i nxjerrë jashtë.

Kujtojmë që vitin e kaluar opinioni britanik ishte shokuar kur u bë e ditur se brenda një kamioni ishin gjetur dhjetëra trupa të pajetë, që më vonë u konstatua se bëhej fjalë për shtetas të Vietnamit.

E ky rast kishte detyruar autoritetet të zgjerojnë pistën e hetimeve për të gjetur kryesit e kësaj vepre të shëmtuar.

Gjatë seancës dëgjimore janë publikuar edhe pamjet e reja, ku shihet avulli duke dalë nga rimorkioja që ishte e mbushur me trupa të pajetë që e kishin pësuar nga ngufatja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori