LAJMI I FUNDIT:

Vitin e kaluar në Gjevgjeli, Bogdanci dhe Dojran ka patur 150 zjarre

Vitin e kaluar në Gjevgjeli, Bogdanci dhe Dojran ka patur 150 zjarre

Njësia territoriale kundër zjarreve në Gjevgjeli, në vitin e kaluar ka reaguar në 150 raste zjarresh, në rajonin e veprimit që përfshinë Gjevgjelinë, Bogdancin dhe Dojranin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga këto ndërhyrje, në 104 raste është dashur të shuhet zjarri, kurse në 46 raste është kryer ndërhyrje teknike posaçërisht në raste të aksidenteve të komunikacionit.

Dëmi i përgjithshëm që është shkaktuar nga zjarret në territorin e komunave që i mbulon kjo njësi zjarrfikëse është 15.4 milionë denarë./Telegrafi/