LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Tre pacientë me COVID-19 në gjendje kritike – lutje qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet

Vitia: Tre pacientë me COVID-19 në gjendje kritike – lutje qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet
Foto: Arkiv

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime familjes së pacientes 66-vjeçare nga Banja e Malishevës, e cila ndërroi jetë sonte si pasojë e coronavirusit, duke u bërë kështu viktima e gjashtë në total në Kosovë.

“Sonte në betejë me virusin korona e humbëm dhe një paciente, grua, nënë, motër, qytetare e jona. Ngushëllime familjes dhe të afërmve të tyre me pikëllim. Mjekët e infermierët, laborantët e epidemiologët janë duke bërë gjithçka që ka kapacitet qenia njerëzore për të shpëtuar jetë.


Por edhe tre pacientë të tjerë janë në gjendje kritike e në rrezik të lartë”, shkruan ministri Vitia në Facebook.

Ai ka bërë thirrje edhe një herë për kujdes maksimal nga të gjithë në kohën kur e gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19, nga i cili janë prekur mbi një milion njerëz në pothuajse gjithë botën, prej tyre 184 në Kosovë.

“Çdonjëri prej jush ka shumë detyrime në jetë. Prej atyre që nuk e ndalin dot punën e deri tek ata/ato që furnizojnë dhe i shërbejnë familjes. Ju mirëkuptojmë pa dyshim por ju thërrasim për kujdes të jashtëzakonshëm kur dilni dhe kur ktheheni në shtëpi.

Ju lutem! Zero mirëkuptim për këdo që këto ditë të vështira, po del nëpër qytet a fshat pa arsye madhore, për ata që po i vijojnë vizitat si mysafirë te të afërmit, apo ata të cilët praktikisht po e lenë në bast jetën e tyre dhe të familjes së tyre. Le të mos luajmë me rrezikun e cenimit të shëndetit personal e kolektiv. Mbrojtja e jetës është detyrë mbi detyrat. Nuk na falet që me shkujdesje ta cenojmë. Qëndroni në shtëpi, ruani distancat”, porosit ministri Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori