Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se që nga e premtja janë duke diskutuar për të gjetur zgjidhjen më të mirë që të mos dëmtohet sistemi arsimor, megjithëse siç u shpreh ai rekomandimet e IKSHPK-së janë që të vazhdojnë masat për shkollat, për shkak të përhapjes së variantit Delta tek moshat e reja.
Vitia theksoi se diskutimet janë të vazhdueshme dhe duhet pasur parasysh që varianti Delta i coronavirusit përhapet më shpejt dhe është më agresiv.
“Varianti Delta ka treguar që po prek moshat e reja shumë shpejt dhe në mënyrë agresive. Mosha e të hospitalizuarve dhe numri i të vdekurve siç e kemi parë kanë qenë nga mosha më të reja se të infektuarit me variantin e parë, dhe variantin Alfa”, tha Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësinë.
Vitia thesoi se nga e premtja e kaluar kanë filluar diskutimet, sidomos me Ministren Nagavci për hapat që do të marrim.
“Rekomandimet e IKSHPK-së kanë qenë që shkollat duhet të ndërpriten dhe kjo të vazhdohet. Por, jemi duke vazhduar që të bëjmë maksimumin që të respektohen rekomandimet që të merren masat tjera që nuk e dëmtojnë procesin arsimor. Por ne duhet të jemi koshient për rrezikun kur të hapen shkollat, mbi 50 raste kanë qenë fëmijë që nuk kanë qenë të infektuar më herët me rastin Delta. Sistemi arsimor është më i afektuari nga pandemia. Jemi duke diskutuar edhe me MASHTI-n edhe UNICEF-it, ju bëjmë thirrje të vaksinohen edhe prindërit që kur t’i hapim shkollat të mos ketë nevojë të mbyllet, kur të paraqiten raste në shkolla”, tha Vitia.
Ministri njoftoi se “Nëse e kemi mbyllur një klasë kur një ose dy nxënës kanë qenë të infektuar me variantin Alfa, me variantin Delta nëse na shfaqen raste duhet të mbyllet e gjithë shkolla për shkak të përhapjes së madhe”, tha Vitia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë