LAJMI I FUNDIT:

Vitia për vdekjen e pacientes 35-vjeçare: Do të ketë masa ndaj përgjegjësve

Vitia për vdekjen e pacientes 35-vjeçare: Do të ketë masa ndaj përgjegjësve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar masa ndaj përgjegjësve në rastin e pacientes 35-vjeçare, e cila vdiq pasi kishte shkuar në një klinikë private në Malishevë për ta hequr një dhëmb.

Në reagimin e tij, Vitia ka thënë se ka kërkuar që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprinë licencimit.

Mbyllet përkohësisht ordinanca stomatologjike në Malishevë, ku vdiq pacientja pas trajtimit
Lexo po ashtu Mbyllet përkohësisht ordinanca stomatologjike në Malishevë, ku vdiq pacientja pas trajtimit

“Jemi të gjithë të tronditur dhe të pikëlluar nga vdekja e gruas 35 vjeçare në Malishevë teksa priste të mjekohej. Ky rast tragjik shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit”.


“Kam kërkuar me gjithë fuqinë që më jep ligji që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprinë licencimit. Dhe çdo procedurë. Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai ka shtuar se në rast të evidentimit të shkeljeve penale, ato do të procedohen menjëherë në organet e drejtësisë.

“Ky rast nuk do të kalojë as në heshtje dhe as nuk do të tretet në harresë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes që humbi më të dashurën e tyre”, ka përfunduar Vitia.

Ndryshe, viktima të martën kishte marrë shërbime stomatologjike në institucionin Privat Shëndetësor “Doktorat” në Malishevë e më pastaj ishte dërguar në QKUK, ku edhe kishte vdekur.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ky institucion shëndetësor ka ushtruar veprimtari ilegale, ndaj edhe ka marrë vendim që ta mbyllë përkohësisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori