Fillimisht qiejt e Auklandit në Zelandën e Re janë ndriçuar nga fishekzjarret shumëngjyrëshe që shënuan ndërrimin e viteve, spektakël që dy orë më pas u përsërit edhe në Sidnej, ku mijëra banorë të kryeqytetit australian nisën numërimin mbrapsht në shesh.


00   vitiri

Festimet e Sindejt u transmetuan live nga televizionet botërore. Më pas viti i ri ”do të shkojë” në Japoni dhe Kinë, përpara se ”të vijë” në Evropë. Të fundit që do ta presin vitin e ri janë banorët e ishujve Samoa, të cilët tradicionalisht e festojnë në plazhe.