LAJMI I FUNDIT:

Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të emigrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se në vitin 2023

Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të emigrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se në vitin 2023

Numri i emigrantëve të parregullt që hynë në vendet e Ballkanit me synim për të kaluar drejt vendeve evropiane gjatë vitit 2024 ishte 78% më pak se viti 2023, sipas të dhënave vjetore të publikuara nga Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.

Rreth 21 mijë emigrantë të parregullt kryesisht nga Siria, Turqia dhe Afganistani u ndaluan nga policitë kufitare në të ashtuquajturën “Rruga ballkanike” e kalimit të emigrantëve që përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave dhe Shqipëria.

Ndërkohë, sipas të dhënave vjetore të FRONTEX-it pavarësisht presionit të vazhdueshëm të migracionit, bashkëpunimi i vendeve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve kundër rrjeteve të kontrabandës ka reduktuar me 38% krahasuar me vitin 2023 kalimet e emigrantëve të parregullt në kufijtë e jashtëm të Evropës.


Sipas FRONTEX-it në total kalimet e emigrantëve të parregullt drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishin rreth 239000 gjatë vitit 2024.

FRONTEX-i vëren se rënia e përgjithshme e numrit të emigrantëve të parregullt është duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2021, kur migrimi ishte ende i prekur nga pandemia COVID.

Sipas FRONTEX-it krahas rënies më të madhe të shënuar në Ballkan rënia e numrit të përgjithshëm u shkaktua kryesisht nga një rënie prej 59% e mbërritjeve përmes rrugës së Mesdheut Qendror, për shkak të më pak nisjeve nga Tunizia dhe Libia. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori