Viti 2022, vit i realizimit të ëndrrave për Donat Rrudhanin: Nga transferimi te YB te debutimi me Kosovën dhe ndeshjet në arenën evropiane

Donat Rrudhani do ta mbajë gjatë në mend vitin 2022, vit që ka realizuar shumë ëndrra në karrierën e tij.
Në fakt gjysma e parë e vitit nuk është se shkoi shumë mirë, pasi me Aaraun e tij në ndeshjen e fundit humbën 1-2 nga Vaduz dhe nuk arritën të rikthehen në elitën e futbollit zviceran.
Rrudhani ka pasur një vit fantastik në aspektin personal ku ka zhvilluar 41 ndeshje brenda vitit 2022 me Aaraun, Young Boys Bernin dhe Kosovën duke shënuar 11 gola e duke asistuar në 11 të tjerë.
Në një intervistë për Telegrafin, Rrudhani ka folur rreth karrierës së tij, transferimin te kampioni i shumëfishtë i Zvicrës, Young Boys Bern, debutimi me Përfaqësuesen A të Kosovës si dhe të ardhmen e tij.
“Ky vit ishte viti më i mirë në jetë time, edhe sa i përket jetës personale, por edhe jetës profesionale. Viti 2022 më ka konfirmuar më shumë se kurrë se në jetë është gjithçka e mundur”, tha fillimisht Rrudhani për Telegrafin.
23-vjeçari ka lindur dhe është rritur në Kosovë, derisa kishte emigruar në Francë së bashku me familjen e tij 13 vite më parë.
Ai fillimisht e nisi karrierën në një klub të vogël francez Brunstatt, derisa pastaj kaloi në Zvicër te skuadra të vogla si AS Timau e Black Stars, para se në vitin 2019 të bashkohej me FC Aaraun në Challange League. Ndërkohë pas shkëlqimin me ‘shqiponjat’, Rrudhani bëri hapin e madh në karrierë duke nënshkruar me njërin nga klubet më të mëdha në Zvicër, Young Boys Bern.
“Transferimi në Superligën e Zvicrës ka qenë një nga objektivat e mi dhe këtë vit ia kam arritur qëllimin që kisha”, tha Rrudhani duke shtuar treguar edhe emocionet që pati gjatë ndeshjeve në garat evropiane me Young Boysin.
“Ka qenë një ndjenjë e mrekullueshme të luaja në garat evropiane, gara që i kam përcjellë vetëm nga televizioni. Menjëherë pas transferimit te YB një ëndërr që kisha të luaja në arenën evropiane u bë realitet dhe për këtë jam shumë i lumtur”, vazhdoi tutje mesfushori nga Rogana e Kamenicës.
Rrudhani ka luajtur edhe më parë me Kosovën në ndeshje miqësore, por në qershor të vitit 2022 erdhi ftesa nga Përfaqësuesja A dhe menjëherë ndodhi edhe debutimi.
Pas dy ndeshjeve në bankë ndaj Qipros dhe Greqisë, debutimi erdhi në sfidën ndaj Irlandës Veriore në fitore 3-2 në Prishtinë dhe atë në një pozitë të re për të, si mbrojtës i majtë.
Anësori bëri një ndeshje të shkëlqyer duke bërë që publiku kosovar të dashurohet menjëherë në një djalosh të ri e fjalë pak, të talentuar e shumë punëtor që ishte ylli më i madh që shndriti në ‘Fadil Vokrri’.
“Ftesa nga Përfaqësuesja A e Kosovës dhe debutimi ka qenë gjëja më e bukur që më ka ndodhur në vitin 2022 dhe këtë e them larg gjëja më e bukur. Pritja nga shokët që i gjeta aty ka qenë mbresëlënëse, të gjithë me këmbë në tokë dhe shumë mikpritës. I jam shumë falënderues të gjithëve një nga një për pritjen që ma kanë bërë”, tha Rrudhani për Telegrafin.
Pasi ka luajtur tanimë gjashtë ndeshje me Kosovën ku ka shënuar edhe dy gola e ka asistuar në një tjetër, Rrudhani kërkon më shumë, kualifikimin në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.
Dardanët janë në grup me Zvicrën aty ku luan Rrudhani, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorran, teksa anësori kosovar thotë se do të japin gjithçka për ta bërë ëndrrën realitet.
“Një kualifikim në ‘Euro 2024’ do të ishte një ëndërr e realizuar jo vetëm për mua, por për gjithë popullin shqiptar kudo që janë. Ne si futbollist do të japim gjithçka që ta shkruajmë emrin e Kosovës në histori. Besoj që Zvicra është kundërshtari më i fortë, por në futboll mund të ndodhin befasitë dhe ne do të tentojmë kualifikimin”, tha Rrudhani.
Para transferimi te Young Boysi në elitën e futbollit zviceran, në adresë të Aaraus kishin ardhur shumë oferta, teksa 23-vjeçari flet për ato që kishte refuzuar për t’iu bashkuar verdhezinjve.
“Ofertë kishin bëri thuajse të gjitha skuadrat e Superligës të Zvicrës, gjithashtu edhe disa ekipe nga pjesa e lartë e tabelës në Belgjikë e Holandë, por edhe nga Bundesliga 2 dhe elita e futbollit austriak kishin bërë oferta”.
“Kam zgjedhur transferimin te YB sepse e njoh tanimë shumë mirë futbollin zviceran dhe nuk doja të ndërroja ambient. YB është një skuadër që lufton çdo vit për t’u futur në grupet e Ligës së Kampionëve ose Ligës së Evropës dhe është skuadër që lufton për titull çdo vit. Kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme”, tha Rrudhani për Telegrafin.
Viti 2022 i ka dhënë shumë djaloshit nga Rogana, derisa ai pret që viti 2023 t’i jap trofe me klubin, por edhe kualifikimin historik me Kosovën në ‘Euro 2024’.
“Unë kam disa objektiva për vitin e ri ku shpresoj se do të bëhen realitet. Ato janë që të shpallem kampion me YB në Zvicër, të luaj në Ligën e Kampionëve dhe natyrisht të sigurojmë kualifikimin për ‘Euro 2024’ me Kosovën”, deklaroi Rrudhani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë