Viti që lamë pas nuk do të mbahet mend për ndonjë investitorë serioz të huaj në Kosovë, madje as për uljen e shkallës së papunësisë dhe varfërisë, ndonëse u shënua një rritje ekonomike prej 4.2 për qind. Madje drejtues të Qeverisë së Kosovës që në fillim të vitit 2019 patën premtuar se ky vit do të jetë vit i ekonomisë.
Megjithatë, viti i kaluar në fushën e ekonomisë mori vëmendjen e masave mbrojtëse ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. E po ashtu debati është përqendruar edhe te Ligji i Pagave, investimet vendore kapitale, kryesisht në infrastrukturë, çështja e krizës në Telekom dhe procesi i saj me Z-Mobile.
Sikurse në vitet e kaluara, edhe në vitin 2019 dominoi agjenda politike e cila ka ndikuar edhe në përkeqësimin e renditjes së Kosovës në raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes, në të cilin në dy vitet e fundit ka shënuar rënie për 17 pozita.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi thotë se viti 2019 nuk shënoi ndonjë përparim në rritjen e punësimit, në përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe për rritje të investimeve.
Sipas Krasniqit, fatkeqësisht edhe viti i kaluar ishte një vazhdimësi e vitit 2018, pa ndonjë dallim pozitiv në zhvillimin e ekonomisë. Prandaj, ka kërkuar që Kosova duhet të ketë një strategji të zhvillimit ekonomik.
“Fatkeqësisht edhe viti 2019 është vazhdimësi e vitit 2018, në të cilin nuk kemi pasur një zhvillim ose një ndryshim të zhvillimit më të hovshëm, përderisa në vitin 2018 kemi pasur një film të një viti më shpresëdhënës, në vitin 2019 u përballëm me probleme politike që rezultuan edhe me zgjedhje. Edhe ato premtime të cilat u bënë gjatë vitit 2018 se do të fillojnë në vitin 2019, ato nuk u realizuan, nuk patëm një ndryshim të ligjeve të premtuara, për ndryshimet e udhëzimeve administrative, për një rritje ekonomike, një ofertë të mirëfilltë për të bërë biznes. Pra, u përballëm me probleme të njëjta, e për të cilat po hymë në vitin 2020 me shpresën që në këtë vit do të kemi një qeveri të re, për të pasur mundësi që t’i adresojmë problemet e mëdha që i kanë bizneset në përgjithësi në Kosovës”, thotë Krasniqi.
Kreu i OAK-ut kërkon nga Qeveria e ardhshme ta ketë në prioritet zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve. Krasniqi thotë se presin që të ketë një bashkëpunim më të madh ndërmjet komunitetit të biznesit dhe institucioneve publike, si dhe realizim të premtimeve që janë dhënë për bizneset.
OAK gjatë aktiviteteve të ndryshme me bizneset në terren ka pranuar qindra ankesa, si për Ligjin e Investimeve Strategjike, për mungesë të ofertës, për mungesë të punëtorëve të kualifikuar, Ligjit për Tregti të Brendshme si dhe mungesa e Gjykatës Ekonomike
“Ne presim që Kosova përfundimisht ta ketë një strategji të zhvillimit ekonomik, sepse ne jemi qe 20 vjet pa strategji të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik. Të ketë prioritetet thelbësore dhe të orientohet në zhvillim të qëndrueshëm që do të afektoj edhe në rritjen e punësimit dhe në rritjen e mirëqenies, sepse për gjatë këtyre viteve, shtetet e tjera kanë arrit që të kenë një rritje të madhe ekonomike për dallim prej nesh, me miliarda. Ndërsa, ne sërish po vazhdojmë të kemi probleme të mëdha, sidomos për shkak të mungesës së kësaj strategjie. Mos rritja e prodhimit ka bërë që Kosova vazhdon të ketë një disbalancë të madh mes importit dhe eksportit. Ne vazhdojmë të kemi 90 me 10 raportin tregtar import eksport. Marrëveshjet që i ka nënshkruar Kosova gjatë këtyre viteve, sidomos ajo e CEFTA-së dhe MSA-së nuk ka rezultuar me zhvillim ekonomik, por përkundrazi kanë penguar zhvillimin ekonomik të Kosovës”, deklaron ai.
Krasniqi ndër të tjera theksoi se për dalim prej shtetit të Kosovës, vendet e rajonit kanë pasur rritje ekonomike dhe rritje të eksportit disa prej tyre edhe 6 deri 7 miliardë euro.
Edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj thotë për KosovaPress se kryeministri Ramush Haradinaj pati dhënë premtime të mëdha se viti 2019 do të jetë një vit i ekonomisë së Kosovës, por jetësimi i tyre është ende larg për shumë arsye, madje sipas Kadriajt kryeministri hyri në një rrugë qorre me rastin e taksës, sepse përveç që pati një efekt solid ekonomik, Kosovës iu ndal ora e zhvillimit në aspektin ndërkombëtar dhe diplomatik, në anën tjetër Serbia e shfrytëzoi këtë situatë duke u paraqitur si viktimë para faktorit ndërkombëtar.
Kadriaj pohon se Kosova nuk ka me çka të krenohet për fushën e ekonomisë, madje paralajmëron se migrimi do të jetë sfidë edhe për qeverinë e ardhshme.
“Nga aspekti ekonomik ka shumë pak për të dhënë shifra, sepse investimet e huaja jo që kanë shënuar ngritje ose interesim të investitorëve, por kemi një ngecje ose edhe një rënie edhe më të thellë që kjo për një ekonomi të vendit siç është Kosova një vend i vogël dhe i brishtë nga ana e demokracisë, kemi shumë nevojë, për fat jo të mirë politik bërja në Kosovë nga forcat politike parlamentare tregojnë që ne ende nuk po jemi një shtet në të cilin mund të krijojmë një ambient politik, ligjor dhe infrastrukturor që të jemi të gatshëm që investitorët e jashtëm ta shohin një vend ku mund të investohet”, thotë Kadriaj.
Sipas tij, dinamika e punës së kryeministri deri në qershor të vitit 2019 ishte pak më e madhe kishte interesim, por që prej dorëheqjes së tij në korrik ka pasur më së paku mirëqeverisje dhe dinamikë të punës.
Në fillim të vitit, kryeministri në detyrë pati shpeshtuar vazhdimisht deklarimet se vitit 2019, do të jetë vit i ekonomisë dhe zhvillimit të saj. Madje, pati paralajmëruar edhe emra të kompanive të huaja për energji.
“Investimet strategjike, me investimet që I kemi në vend me inertes. në Kosovë i kemi disa operatorë të mëdhenj që operojnë, Bechtel & Enka në infrastrukturë , mirëpo e kemi edhe një investitorë Contur Global, investitorë shumë i madh i cili do të ishte një interes i madh për Kosovën që të ndodhë ky investim në etapat e ardhshëm. Edhe jemi të interesuar po ashtu në këtë frymë t’i japim një strehë dhe një mundësi shtesë investimeve amerikane të përbashkëta në zonën ekonomike amerikane. Pra, për këtë ne kërkojmë ndihmën e juaj që të punojmë bashkë. Dëshiroj t’iu sigurojë se është një vit i ekonomisë”, pati thënë Haradinaj.
Megjithatë, në nëntor të këtij viti gjatë paraqitjes së punës së tij, Haradinaj pati theksuar se është rritur Produkti i Brendshëm Bruto për vitin 2019 me 4.7 për qind dhe numri I të punësuarve nga vitit 2017 deri në korrik 2019 është rrit për 10 për qind.
“612 milionë është buxheti më i madh se sa në vitin 2017 apo 32 për qind më i lartë brenda dy viteve. Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2019 është 4.7 për qind, që është më e lartë deri më tash dhe investimet kapitale në vitin 2019 kanë arrit 789 milionë euro apo 329 milionë më shumë se në vitin 2017. Numri i të punësuarve nga vitit 2017 deri në korrik 2019 është rrit për 30 mijë e 648 apo 10 për qind. Tani janë disa momente që kanë peshë të veçantë si rasti zbatimit të Ligjit për Trepçën, ligjet për ushtrinë, pavarësimi energjetik, Ligji për Pagat dhe Ligji për Kryeqytetin. Pra, vendime që do të jenë të përjetshme, si për zhvillimin e brendshëm shoqëror e ekonomik, por edhe të sigurisë si dhe për pozicionin e Kosovës në saje të gjerë”, theksoi Haradinaj.
Sikur buxheti i vitit 2019 që është miratuar me vonesë në Kuvendin e Kosovës më 3 shkurt të vitit 2019, ashtu vendi hynë vitin 2020 pa buxhet të miratuar.
Një sfidë tjetër, që ngjalli edhe protesta dhe greva në arsim për gati një muaj në janar të vitit të kaluar, më 2 shkurt Ligji për Pagat në Kuvendin e Kosovës ishte miratuar më 63 vota për dhe 1 abstenim.
Por, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim më 12 dhjetor që ta pezullojë zbatimin e Ligjit për Paga në Sektorin Publik, duke caktuar masën e përkohshme ndaj këtij ligji deri më 30 mars 2020.
Po në fund të vitit 2019, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka marrë vendim që t’i rrisë tarifat për sigurimin e detyrueshëm për automjetet për pasagjerë. Kjo rritje e çmimit për sigurimin e automjeteve, sipas vendimit të BQK-së, është 26.6 për qind. Kundër këtij vendim të BQK-së janë mbajtur edhe protesta, duke kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi.
Norma mesatare e inflacionit vendor ka shënuar 2.8 për qind e që është dukshëm më e lartë me atë të një vitit më herët.
Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës e Kosovës pati marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen më homologimit nga kompania e autorizuar. Një vendim i tillë është mirëpritur nga Bashkimi Evropian.
Po ashtu në vitin 2019, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit, dorëheqje kjo e ardhur pas vendimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për largim nga detyra të të gjithë anëtarëve të kësaj partie politike që mbajnë poste publike dhe që janë të akuzuar për korrupsion dhe nepotizëm.
Më 30 korrik, Telekomi i Kosovës ka shkëputur kontratën dhjetëvjeçare me kompaninë telefonike Z-Mobile, ndërsa nga 28 nëntori të gjithë numrat e kësaj të fundit kanë kaluar në pronësi të Valas. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje