LAJMI I FUNDIT:

Viti 1999, lufta në Kosovë: Si u çarmatos brigada “Mërgimi” e Bujar Bukoshit nga Fatmir Haklaj?

Viti 1999, lufta në Kosovë: Si u çarmatos brigada “Mërgimi” e Bujar Bukoshit nga Fatmir Haklaj?

Në fund të muajit qershor, kur lufta e Kosovës po mbaronte, del në skenë edhe njëherë emri i Fatmir Haklajt, i identifikuar prej vitesh si njeriu që ndihmonte UÇK-në me armatime. Ai, bllokon në hyrje të Bajram Currit brigadën “Mërgimi”, pjesë Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, e njohur gjerësisht si FARK.

Kjo njësi luftarake që financohej nga qeveria në ekzil e Bujar Bukoshit ishte tërhequr nga Kosova pasi ushtria serbe kishte nisur operacionin e gjerë “Patkoi”. Rolin kryesor të kryengritjes e mori Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Brigada “Mërgimi” kishte qëndruar në bazën kryesore të FARK në Mamurras.

Shërbimi Informativ dhe qeveria Nano akuzuan në atë kohë Bujar Bukoshin se disa trupa të kësaj brigade kishin marrë pjesë në Grushtin e Shtetit të 14 shtatorit në Tiranë. Në 19 qershor, forcat speciale të policisë mbërrijnë në Mamurras dhe i kërkojnë kolonelit Tahir Zemaj, komandantit të brigadës të lënë armët dhe të largohen në Kosovë.


U arrit marrëveshje që të dorëzoheshin armët e rënda ndërkohë policia do shoqëronte 250 pjesëtarët e brigadës deri në kufi. Në fakt, në Qafën e Malit në Pukë, forcat e policisë u tërhoqën. Ushtarët e brigadës “Mërgimi” u udhëzuan që të kalonin në Kosovë përmes Tropojës dhe jo përmes Kukësit, .

Nuk dihet nëse ishte e planifikuar më parë, dhe kishte bekimin e instancave shtetërore por në hyrje të Bajram Currit, pranë varrezave të Dëshmorëve, ushtarët e FARK bllokohen nga Fatmir Haklaj aso kohe shef i Grupeve të Gatshme në Tropojë. Ai u jep ultimatum të dorëzojnë armët dhe të kthehen pas.

Haklaj i konsideronte forcat e Bujar Bukoshit tradhtarë dhe kundërshtarë të UÇK-së. Ai deklaroi se nuk mund të rrezikonte vëllezërit që derdhën gjak për çlirimin duke lejuar të hynte në Kosovë një brigade tradhtare e armatosur.

Ndërhyrjet e Bukoshit në qeverinë qendrore në Tiranë nuk bënin punë tek Fatmiri i cili deklaronte se nuk merr urdhra nga askush. Pasi u çarmatosën, trupat e FARK kaluan në Kosovë përmes aksit Bajram Curri-Qafë Luzhë-Krumë-Kukës.

Me të mbërritur në Kosovë, 6 pjesëtarë të brigadës “Mërgimi” u morën peng dhe u ekzekutuan. Të dyshuar për ngjarjen që përfundoi në Gjykatën e Hagës ishin Ramush Haradinaj dhe drejtues të tjerë të UÇK-së. Haradinaj, u shpall i pafajshëm./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori