Skuadra franceze Vitality ka shënuar fitore të madhe në gjysmëfinale ndaj Spirit për të siguruar finalen e CS2 Majorit, i cili po zhvillohet në Budapest.

Vitality fitoi ndaj skuadrës më në formë, Spirit me rezultat 2-0 në mape për të prerë biletën për në finalen e madhe.


Fillimisht, në “de_mirage”, Vitality bëri një përmbysje të madhe pasi vazhdimisht ishin në disavantazh. Francezët e fituan në vazhdime përballjen me rezultat 17:19.

Estonezi Robin “robz” Kool ishte më i dalluari me 31 eliminime, derisa te Spirit nuk mjaftoi paraqitja fantastike e Danil “donk” Kryshkovets me 34 eliminime për ta mposhtur Vitalityn.

Ndërsa, në “de_dust2”, Vitality ishte më e mirë. Fillimisht e mbyllën pjesën e parë me rezultat të barabartë 6-6, por pastaj në “T-site” ishin të shkëlqyer për të fituar me 2-7, apo rezultati përfundimtar 8-13.

Këtë herë ‘aëperi’ më i mirë në botë aktualisht Mathieu “ZywOo” shkëlqeu me 18 eliminime, për të pasur një vlerësim të lartë prej 1.42.

Kësisoj, Vitality avancon në finale të CS2 Majorit, aty ku do ta presë fituesin e përballjes FaZe – NaVi./Telegrafi/

telegrafi sport app