LAJMI I FUNDIT:

Vitali Klitschko i bashkohet ushtrisë ukrainase kundër Rusisë

Vitali Klitschko i bashkohet ushtrisë ukrainase kundër Rusisë

Kryetari i bashkisë së Kievit dhe ish-kampioni botëror i boksit, Vitali Klitschko iu bashkua ushtrisë ukrainase dhe u bëri thirrje zyrtarëve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.

Klitschko iu bashkua stërvitjeve të mbrojtjes territoriale të Kievit dhe me atë rast tha se vendi i tij tashmë është në luftë.

“Shumë prej nesh kanë shërbyer në ushtri dhe ato aftësi duhet të rikthehen. Mendoj se një trajnim i tillë është thelbësor për zyrtarët e rangut të mesëm dhe të lartë në një vend që ka qenë në luftë për tetë vjet”, tha Klitschko për gazetën britanike telegraph.


Fjalët e kryebashkiakut ndoshta flasin për zonën e Krimesë, e cila është pjesë e Rusisë që nga viti 2014, pasi në atë territor u mbajt një referendum dhe u nënshkrua marrëveshja e bashkimit, shkruan nypost.

“Unë mendoj se këto janë tipare të karakterit të përbashkëta të të gjithë atletëve. Vetëdisiplina, përpikëria, këmbëngulja dhe një ndjenjë e fortë e fokusit janë parimet kryesore që ju ndihmojnë të keni sukses, pavarësisht se çfarë pune bëni”, shpjegoi boksieri legjendar.

Në fund ai tha se ndihma e miqve është e një rëndësie të madhe për Ukrainën dhe falë lidhjeve të tij, ai vend ka bërë shumë partneritete. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori