LAJMI I FUNDIT:

Visar Ganiu: Izolimi vetëm i Çairit nuk është zgjidhje

Visar Ganiu: Izolimi vetëm i Çairit nuk është zgjidhje

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, vlerëson se ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me coronavirus.

Ai thotë se si vetëqeverisje lokale kanë marrë masa sipas rekomandimeve të ekspertëve dhe kanë bërë gjithçka që është nën kompetencë të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne u konsideruam komunë që kishte numrin më të vogël të pacientëve, ndërsa para përfundimit të Ramazanit kishim vetëm tre persona të cilët me adresë ishin prej Çairi, por nuk jetonin këtu. Nuk do të doja të paragjykoja dhe të hyja në analiza për të cilat, si qeveri lokale, ne nuk kemi as kompetenca, as njerëz profesionistë për ta bërë këtë”, tha Ganiu.


Ai shton se nuk mundet që vetëm Çairi të vendoset në izolim, duke shtuar se kjo nuk është zgjidhje.

“Ky problem nuk zgjidhet me izolimin e Çairit. Nëse ndërmerret diçka duhet të jetë për të gjithë Shkupin. Çairi është arterie përmes së cilës lidhen edhe dy komunat tjera, Buteli dhe Shuto Orizare”, thotë Ganiu./Telegrafi/