Milan mund të mos i arkëtojë dhjetëra miliona euro gjatë afatit kalimtar të verës.

Villarreal thuhet se ka vendosur të mos ushtrojë mundësinë e blerjes prej 15 milionë eurove të sulmuesit të Milanit, Carlos Bacca.


Ky i fundit është huazuar te skuadra e Villarrealit, duke shënuar 12 gola në 35 paraqitje për spanjollët dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar në klub.

bacca 1 e1502715183122

Megjithatë, Marca pretendon se ata nuk janë të gatshëm të paguajnë taksën që u pajtuan verën e kaluar me Milanin.

Nga ana tjetër, kjo mund të jetë vetëm një mashtrim nga "Nëndetësja e Verdhë" për të ulur çmimin e kolumbianit.

Theksojmë se lojtari aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren kolumbiane ndërsa do të mund ta shohim në botërorin Rusia 2018. /Telegrafi/

telegrafi sport app