Vajza Saffie Rose Roussos 8-vjeçe, është viktima më e re në masakrën e Mançesterit. Trupi i saj është gjetur pas një hetimi ku kanë marrë pjesë qindra persona.

Saffie kishte shkuar në koncertin e këngëtares së saj të preferuar Ariana Grande së bashku me motrën e saj, kurse është shpallur e zhdukur rreth 22:30 menjëherë pas shpërthimit, transmeton Telegrafi.


2 160

Nëna dhe motra e saj janë dërguar me urgjencë në spital, pasi kishin pësuar lëndime të lehta trupore pas shpërthimit.

1 439

Ndërkaq, një mikeshë e familjes së saj ka publikuar një apel një rrjetet social në të cilën u bën thirrje të gjithëve të qind për Saffie t’i telefonojnë menjëherë prindërve të saj apo policinë.

3 149

Në këtë hetim janë inkuadruar qindra persona, por Saffie për fat të keq është gjetur e vdekur. /Telegrafi/