Anija e marinës italiane “Libra” është nisur sërish me 8 emigrantë në bord nga brigjet e Lampedusës drejt Portit të Shëngjinit.
Emigrantët u shpëtuan dy ditë më parë në jug të Lampedusës, ndërsa kjo është anija e dytë që Italia sjell me emigrantë pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes së lidhur me Shqipërinë.
Anija me 8 emigrantë në bord pritet të mbërrijë mëngjesin e së enjtes (7 nëntor) në Portin e Shëngjinit, ku janë vendosur edhe qendrat pritëse të emigrantëve. Në këtë qendër do të përpunohen të gjitha të dhënat e emigrantëve nëse ato përmbushin kushtet e qëndrimit dhe më pas do të akomodohen në kampin e Gjadrit.
Ky është grupi i dytë i emigrantëve që vjen në Shëngjin nga autoritetet italiane, ndërsa për 12 emigrantët e parë gjykata e Romës vendosi kthimin e tyre në Itali, pasi vendosi se ato “nuk vinin nga vende të sigurta sipas legjislacionit evropian”.
Vendimi i gjykatës italiane nxiti tensione politike, ku qeveria Meloni theksoi se zbatimi i kësaj marrëveshje do të vijojë. Kjo bëri që qeveria italiane të miratojë një dekret ligjor për të rishikuar listën e “vendeve të sigurta”.
Pas shpëtimit të tyre në det, emigrantët i nënshtrohen një kontrolli paraprak, dhe vetëm ata që përmbushin kushtet paraprake, që duhet të jenë vetëm burra, jovulnerabël dhe të vijnë nga vende të konsideruara të sigurta sipas legjislacionit evropian, do të dërgohen në qendrat e pritjes në Shqipëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri