LAJMI I FUNDIT:

Vijon në gjykata beteja e Maks Velos me Iris Elezin

Vijon në gjykata beteja e Maks Velos me Iris Elezin

Regjisori Kujtim Çashku ka vënë alarmin tek pirateria që ekziston në artin shqiptar, gjatë konsultës së mbajtur mbi Strategjinë Kombëtare për Kulturën për gjashtëvjeçarin e ardhshëm (2019-2025) ku merrnin pjesë kineastë e përfaqësues të Ministrisë së Kulturës.

“Unë mendoj se është një krim monstruoz që ka ndodhur në Shqipëri dhe vazhdon akoma të jetë i legjitimueshëm edhe pse janë krijuar struktura, institucione e ligje. Përgjithësisht kjo frymë plagjaturistësh, njerëzish që mund të grabisin në të gjitha format, të përvetësojnë gjëra dhe të marrin pozicione të ndryshme në shoqëri, ky është vërtet legjitim i një portreti të papërshtatshëm për të menduar se mund të krijojmë një emancipim tërësor në kinematografi”, tha Çashku.

Një nga rastet më flagrante të piraterisë në kinematografinë shqiptare konsiderohet ai i filmit “Bota”, ku regjisorja Iris Elezi, ka marrë subjektin nga novela “Klubi Karavasta” e Maks Velos, pa i dhënë këtij të fundit as autorësinë as të drejtat.


Çështja Velo-Elezi vijon të jetë ende dyerve të gjykatave, ku artisti vijon betejën në mbrojtje të veprës, pa ndihmën e institucioneve të shtetit. /mapo/

Në trend Kultura

Më shumë
Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit

Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit

Kulture
Vetmia e të qenit i moskuptuar

Vetmia e të qenit i moskuptuar

Fjala+
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri

Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri

Kulture
KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

Poezi
ELEANOR RIGBY

ELEANOR RIGBY

Poezi
LETËRNJOFTIMI

LETËRNJOFTIMI

Poezi
Kalo në kategori