Pasi Apeli la në fuqi vendimin, pra do të vijojë të jetë Non Grata në Britani të Madhe, Sali Berisha, tashmë nën cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike ka hedhur një lumë akuzash, sipas së cilit procesi është zvarritur me qëllim për të dëmtuar opozitën.
Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat, Berisha, i cili vijon të jetë në arrest shtëpie me akuzën e korruspionit, deklaron se Britania e Madhe nuk ka pasur asnjë provë për shkelje të ligjit nga ana e tij, ose “lideri i opozitës” siç e quan veten. Për ish-kryeministrin, e gjitha po bëhet me qëllim për të ndaluar opozitën në aksionin e saj për të sfiduar pushtetin e Edi Ramës.
“Rastet e paraqitura janë tregues që nuk ka asnjë prove apo fakt për asnjë veprim të paligjshëm nga lideri i opozitës, por duken qartë se janë përpjekje për të ndaluar opozitën të sfidojë pushtetin e korruptuar, që eksporton krim të organizuar, por që pranon të marrë refugjate sipas dëshirës së kërkueseve/lobuesve”, shprehet Berisha.
Ish-kryeministri është ndalur dhe u ka dhënë një e nga një përgjigje te 5 akuzat që vijnë nga Britania e Madhe. Së pari, sa i përket lidhjeve me piramidat në 1997, Berisha thotë se të gjitha hetimet penale dhe parlamentare të bëra edhe nga PS, dëshmojnë që një fakt i tillë nuk qëndron. Së dyti, ai hedh poshtë edhe se ka lidhje me persona të krimit të organizuar, referuar këtu një militanti të PD, i njohur gjatë protestës së bërë në seli, ku shkelmoi derën.
Për Berishën, ai nuk ka asnjë lidhje me Dautin, por thotë se ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith nuk ka pasur asnjë provë tjetër përveç se deklaratave të bëra aso kohe nga Lulzim Basha. Gjithashtu, Berisha hedh poshtë edhe akuzat se ai ka pasuruar biznesmenin Damir Fazliç, apo pretendimet se vajza e tij, Argita Malltezi, ka përfituar nga investimi 100 mln euro i biznesmenit Ansar. Të gjitha këto, ish-kryeministri, i quan shpifje dhe gënjeshtra të trasha.
Mes akuzave për ambasadorin britanik, lidhjet e këtij të fundit me Soros, Berisha argumenton se e sheh të paarsyeshme që ai të jetë një person i padëshiruar në Britani të Madhe, e ndërsa nga ana tjetër kryeministri Edi Rama, sipas tij, është “i zhytyr kokë e këmbë në korrupsion”.
“Të thuash se po lufton krimin e organizuar pse një militant i panjohur goditi me shkelm një dere dhe po ndëshkon liderin e opozitës është përpjekje mjerane për të mbajtur ne pushtet korrupsionin dhe krimin e organizuar ndërkombëtar që përfshin (i) narkoshtetin e pare në Evrope ku kryeministri akuzohet nga zëvendësi i tij se takon në zyrë krerët e bandave kriminale, ku shefat e policisë janë në marrëdhënie me krimin për të porositur vrasje, (ii) ku jepen licence kazinoje për kartelin e drogës Sinaloa, ku kokat e krimit te organizuar marrin statusin e investitorit strategjik (iii) ku kryeministri dhe këshilltarët e tij korruptojnë e shefat e inteligjencës se FBI si McGonigal dhe gjeneralin rumun Coldea, raporton A2CNN.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/policia-e-kosoves-2-780x439.jpg)
Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi