Trajneri i Nices, Patrick Vieira, ja ka tërhequr vërejtjen Mario Balotellit që të mos bëjë gjeste josportive.

Balotelli duket se do të qëndrojë te Nice për një tjetër sezon, përkundër faktit se ishte lidhur me rikthim në Itali.


Vieira e bëri të qartë se ai nuk do të pajtohet me asnjë veprim të papranueshëm të lojtarëve të tij.

MarioBalotelliOGCNicevFCGirondinsdeVr3iw iT34Jx e1520943576303 Foto: GettyImages

“Nëse Mario qëndron, atëherë ai duhet që të adaptohet me situatën dhe të respektojë rregullohet, por ky nuk është problemi im”, u shpreh Vieira.

Sulmuesit 27 vjeçar i skadon kontrata verën e ardhshme.

Ai ka pa një klauzolë prej 10 milionë eurosh, por atë nuk e aktivizoi asnjë klub. /Telegrafi/

telegrafi sport app