Persona të panjohur kanë vjedhur disa vegla pune në një garazh të një personi tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 05.04.2025, në Leposaviq.


Tutje thuhet se lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit kanë filluar hetimet.

“Më 15.05.2025 është raportuar se të dyshuar të panjohur nga garazhi i ankuesit mashkull kosovar kanë vjedhur një kositëse bari, vegla pune dhe derivate. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit kanë filluar hetimet”, thuhet në raport. /Telegrafi/