Një video e postuar së fundmi në internet ka ngjallur reagime të ashpra të opinionit amerikan, në të cilën shfaqet një baba i cili e mëson bijën e vet trevjeçare të mbajë, shënjestrojë dhe gjuaj me pushkë automatike e cila ka të vendosur dylbinë përmbi (snajperin).

Videoja e postuar në Facebook, shfaq momentin kur një burrë që besohet të jetë nga Shtetet e Bashkuara, mëson të bijën e vet të qëllojë me armë të kalibrit të rëndë, transmeton Telegrafi.


2 97

Por vogëlushja duket se ia ka lakmi babait të saj, pasi që pas të shtënës së parë kërkon që sërish të gjuaj, dhe kështu fut në fole plumbin e dytë.

Në video mund të shihet se si vogëlushja qëllon katër herë, ku në secilën herë qëllon cakun edhe pse në video nuk shihet. /Telegrafi/