LAJMI I FUNDIT:

Video skandali i Gjicit, Berisha sqaron takimin me Almën, hedh akuza se është paguar që video mos të publikohej

Video skandali i Gjicit, Berisha sqaron takimin me Almën, hedh akuza se është paguar që video mos të publikohej

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka sqaruar sot foton e tij me Alma K., protagonisten e skandalit të Safet Gjicit.

Ai e ka pranuar se e ka takuar Alma K., por pa preferuar që t’i bëjë publike se çfarë është diskutuar.

“Ajo ka ardhur tek unë, nuk i bëj publike bisedat në zyrën time, secili mund t’i bëjë publike kush ka ardhur, por unë jo, po deshe bëji vet, nuk merr njeri porosi nga unë që këtë thuaje, këtë mos e thuaj, është e vërtetë që ka ardhur, nuk është kjo praktika ime e luftës politike, se Erion Veliaj është ai që është, dhe të paktën 5 herë do kishte lënë detyrën, po unë jam Sali Berisha, nuk shkoj në disa veprime, për të mos përmendur të tjerë”, tha Berisha.


Zbardhet dëshmia e Alma Kaçit: Gjici në takimin e parë më ngacmoi seksualisht, në të dytin e filmova
Lexo po ashtu Zbardhet dëshmia e Alma Kaçit: Gjici në takimin e parë më ngacmoi seksualisht, në të dytin e filmova

Akuzave se ai qëndron pas këtij skandali si organizator, Sali Berisha i mohon kategorikisht.

“Lëpirës të qeverisë kanë gjobitur Safetin dhe gjobat flitet për 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin, mirëpo, ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti thotë paratë, edhe nga burgu i kërkon paranë, dhe tani kanë gjetur si justifikim të thonë: “Safet këtë ta kanë organizuar”, se kanë hallin që të mos e kthejnë borxhin”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori