LAJMI I FUNDIT:

Video e një babai duke kërcyer në shi me gruan dhe vajzat emocionoi njerëzit

Video e një babai duke kërcyer në shi me gruan dhe vajzat emocionoi njerëzit

Sasha Jagger shkoi në TikTok për të ndarë një moment të ëmbël familjar me familjen e saj, i cili u kap një ditë nga një kamera vëzhgimi në hyrje të shtëpisë.

Kamera ka kapur momentin kur jashtë binte shi dhe bashkëshorti i Sashës vendosi të përfitonte nga momenti dhe të sigurohej që familja të kishte një moment për të kujtuar.

Burri mori secilën vajzë në krahë, doli në shi dhe i rrotulloi për pak, dhe më pas bëri të njëjtën gjë me gruan e tij, e cila nuk mund të ndalonte së qeshuri nga emocioni.


Videoja është shikuar më shumë se tre milionë herë në TikTok dhe shumë u kënaqën që përveç vajzave, edhe ky baba kënaqet po aq shumë me gruan e tij.

“E mrekullueshme! Më vjen mirë që ju përfshiu”, “Më bëri të ndihem mirë kur pashë që mami nuk u la jashtë”, “Më pëlqen të shikoj momente të tilla në TikTok”, “Çfarë familje e lumtur,” shkruan njerëzit në komentet. /Telegrafi/

@sashjagger when he came back for me. 💕#dadsoftiktok #dadsofdaughters #parentsoftiktok #parenting #healing #dancing #dancingintherain #family ♬ Evergreen – music &lt3

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kalo në kategori