LAJMI I FUNDIT:

Video e frikshme: Seriali i famshëm që “parashikoi” zjarrin e Londrës, 24 vite më parë! (Video)

Video e frikshme: Seriali i famshëm që “parashikoi” zjarrin e Londrës, 24 vite më parë! (Video)

“House of Cards” ishte një prej serialeve më të ndjekur në vitet 90. Një prodhim i suksesshëm i BBC-së, i cili nisi në vitin 1990 dhe përfundoi në vitin 1995.

Seriali është bazuar në novelën e Michael Dobbs, një ish shef i shtabit të Partisë Konservatore. Drama Politike u rikthye nga Netflix në vitin 2013, duke i transferuar ngjarjet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Në sezonin e dytë, qe mori jetë në vitin 1993, një prej serive tregonte se si Urquhart, në këtë sezon kryeministër po përballet me flakët e mëdha që përfshijnë një ndërtesë në Londër dhe më pas me shembjen e saj.


Fjalët e një prej këshilltarëve të kryeministrit në serial, të kujtojnë tragjedinë e Londrës, flakët që përfshinë “Grenfell Tower”, javën e shkuar.

Kujtojmë se arkitektë dhe aktivistë të shumtë kishin paralajmëruar më parë rrezikun që i kanosej kullës 24-katëshe.

“Një tragjedi që pritej të ndodhte” – ishin fjalët që lidhin të dy ngjarjet e përmendura bashkë.

Më pas ka shumë detaje që përputhen me tragjedinë fiktive dhe me atë reale që ndodhi disa ditë më parë.

Zjarri në serial nisi në katin e katërt, ashtu si edhe në ngjarjen reale. 72 persona vdiqën në serial, ndërsa 79 persona vdiqën në të vërtetë.

Kthehemi te ngjarjet politike.

Në serial Mbreti i Britanisë kritikon kryeministrin për këtë tragjedi, ndërsa ky i fundit shprehet se është një ngjarje e ndodhur nga papërgjegjshmëria.

Nga ana tjetër e njëjta gjë ndodhi edhe me Teresa May e cila u kritikua për qëndrimin e mbajtur për këtë tragjedi, pasi kjo e fundit nuk takoi asnjë prej banorëve të kullës. /Opinion.al/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori