LAJMI I FUNDIT:

Vidali në ‘luftë’ të hapur me Valverden  

Vidali në ‘luftë’ të hapur me Valverden  

Arturo Vidal dhe trajneri Ernesto Valverde nuk janë duke kaluar aspak mirë mes vete dhe kjo si duket ka ngritur një çështje te klubi i Barcelonës.

Te Barcelona thuhet se ka krisur një ‘luftë e hapur’ në mes të mesfushorit Vidal dhe trajnerit spanjoll Valverdes.

E gjithë kjo sipas mediave spanjolle ka të bëjë me një postim të fundit të kilianit në profilin e tij privat në rrjetin social Instagram.


Vidal i pakënaqur te Barcelona
Lexo po ashtu Vidal i pakënaqur te Barcelona

Postimin e bërë, Vidal e ka fshirë pas një orë, pasi thuhet se ka sulmuar në mënyrë direkte trajnerin e Barcelonës, Valverde, i cili e kërkoi me ngulm në verë duke e transferuar në Camp Nou nga Bayern Munichu.

Vidal dhe Valverde kanë raporte të acaruara mes vete

Blaugranët për këtë transferim i paguan Bavarezëve plot 18 milionë euro plus tre milionë euro tjera bonuse, por trajneri tashmë po e aktivizon shumë pak.

Vetëm 176 minuta apo më pak se dy ndeshje të plota për Vidalin te Barcelona dhe kjo ka bërë që kiliani të lëshojë akuza të forta në drejtim të trajnerit edhe pse nuk e ka përmendur emrin e tij.

Postimi i Vidalit në Instagram

Megjithatë, gjithçka të bën të mendosh se akuzat e mesfushorit kanë qenë pikërisht për numrin 1 të stolit të Barcelonës.

“Me tradhtarët nuk luftohet, ata rrëzohen vetë”, ishte shkrimi i Vidalit në Instagram, shkrim i cili thuhet se i dedikohej Valverdes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori