Ish-anëtarja e grupit Spice Girls iu bashkua panelit vlerësues të shout amerikan gjatë vitit të kaluar, pasi Simon Cowell u detyrua të gjejë zëvendësim për të larguarën Paula Abdul.

Cowell raportohet se planifikon të nënshkruajë me këngëtaren e shndërruar në disenjatore për ta angazhuar atë si vlerësuese të përhershme kur shou i tij i popullarizuar “The X Factor” do të fillojë në SHBA në vitin e ardhshëm.


Por Beckham thuhet se për momentin ka vendosur të rikthehet përkohësisht te ‘American Idol’ dhe sipas Daily Mirror do të fitojë 96 mijë dollarë për çdo episod./Telegrafi/